Mazniku: Ristrukturim i stafit të pushtetit vendor

Në Durrës u zhvillua sot mbledhja e këshillit konsultativ të pushtetit vendor, ku ishte i pranishëm ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe 9 kryetarë të bashkive të mëdha të vendit


Në Durrës u zhvillua sot mbledhja e këshillit konsultativ të pushtetit vendor, ku ishte i pranishëm ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe 9 kryetarë të bashkive të mëdha të vendit.

Në këtë takim u diskutua për reformën e pagave të pushtetit vendor dhe strukturën e reformuar të bashkive, për modelin e aparatit të bashkive si dhe agjencive të funksioneve dhe shërbimeve, për numrin referencial të punonjësve për çdo bashki si dhe për kategoritë e pagave.

Ministri Mazniku në një postim në rrjetet sociale tha se “në takim folëm për shtyllat kryesore në të cilat do të ristrukturohet stafi i pushtetit vendor për të rritur efikasitetin e dhënies së shërbimeve për qytetarët”.

“Aparati i bashkisë do të bëjë politikat, si dhe do të ketë rol monitorues dhe rregullator. Funksionet dhe shërbimet do të jenë struktura më vete, të cilat do të zbatojnë projektet në terren”, tha Mazniku.

Ministri Mazniku u shpreh se “rritja e pagave brenda verës është një arritje kryesore me të cilën synojmë të garantojmë burime njerëzore për bashki të afta dhe konkurruese me tregun”. (ATSH)

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.