Rama: Paga mesatare 900 euro në sektorin publik në qershor

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në muajin qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave të administratës dhe paga mesatare do të jetë 900 euro.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në muajin qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave të administratës dhe paga mesatare do të jetë 900 euro.

“Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave dhe do arrijmë objektivin e shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni dhe me kryerjen e të gjitha procedurave, paga e radhës do të jetë paga e rritur”, tha Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të Planit të Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së Shqipërisë 2030 për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit në shërbim të qytetarëve.

Kryeministri Rama u shpreh se “është një rritje shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin. Nga vjet në sivjet janë 400 milionë në total, të vendosura për kapitalin njerëzor. Duhet më shumë, patjetër, s’diskutohet. Edhe më shumë do të jenë sepse nuk është një rritje që e shohim si fundi i një procesi dhe pastaj shihemi në 10-vjeçarin tjetër, por është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe”.

“Na duhet besoj këtu jeni dakord, të shikojmë pak më shumë sesi të bëjmë pjesën më të vështirë, më sfiduese, që është duke nisur nga pensionet më të ulëta, të rrisim mbështetjen për pensionistët. Kemi një numër të konsiderueshëm pensionistësh që marrin nën 150 euro pension. Të gjithë ekspertët ndërkombëtarë na e thonë dhe FMN, BB, dhe CCC, të gjithë na e thonë, bëni kujdes tek pensionet sepse është një peshë e rëndë”, tha Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur gjithashtu se “kemi nisur një proces për jetësimin e infrastrukturës që kemi në dispozicion edhe të pronave që kemi në dispozicion për të garantuar që në një periudhë 5-vjeçare, pjesën më të madhe të këtij problemi ta zgjidhim. Dhe të gjithë ata që punojnë në zyra me qira dhe situata jo motivuese të hyjnë në zyra dhe mjedise që janë mjedise që e shprehin vlerësimin për punën që bëhet aty”, theksoi Rama.

Lexo më shumë nga

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.