Sadushi pret delegacionin e gjyqësorit britanik: Mbështetje në sundimin e ligjit ndaj krimit e korrupsionit

Një delegacion i sistemit gjyqësor në Britaninë e Madhe, i kryesuar nga Lord Justice James Dingemans, ishte sot në Tiranë. Gjatë vizitës, delegacioni britanik është takuar me krerët e Gjykatës së Lartë


Një delegacion i sistemit gjyqësor në Britaninë e Madhe, i kryesuar nga Lord Justice James Dingemans, ishte sot në Tiranë. Gjatë vizitës, delegacioni britanik është takuar me krerët e Gjykatës së Lartë, ku është theksuar nevoja për forcimin e bashkëpunimit me qëllim sundimin e ligjit në kuadër të një beteje sa më efektive në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Gjykata e Lartë dha detaje nga takimi duke theksuar se në takimin e delegacionit me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore, u zhvilluan biseda mbi mënyrën se si sistemet tona gjyqësore do të punojnë së bashku për të mbështetur gjyqtarët e Shqipërisë dhe për të zbatuar sundimin e ligjit në mënyrë më efektive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Sipas njoftimit nga Gjykata e Lartë, Sadushi është shprehur se gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës së Lartë, rikonfirmojnë vullnetin e tyre për të bërë përpjekjet maksimale në kuadër të mirëadministrimit të drejtësisë si edhe për të punuar së bashku për të zhvilluar marrëdhëniet tona të ndërsjella në fushën e gjyqësorit.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.