Nikolla uron Gashin: Bashkëpunimi parlamentar me Maqedoninë e Veriut do të rritet dhe zgjerohet
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për zgjedhjen e tij në këtë post.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për zgjedhjen e tij në këtë post.
Nikolla shprehu besimin se bashkëpunimi parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të rritet e zgjerohet
“Urime Kryetarit të ri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Me besimin se bashkëpunimi parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të rritet e zgjerohet”, theksoi Nikolla në mesazh.
Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut me 76 vota pro dhe 6 kundër.
Kandidatura e Gashit u votua nga deputetët e VMRO DPMNE-së, të koalicionit VLEN dhe lëvizjes ZNAM, ndërsa kundër ishin deputetët e partisë “E Majta”.
Deri të hënën Gashi ka qenë kryetar i partisë Alternativa, i cili më pas dha dorëheqjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryetar të Kuvendit.
Ai ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024.