Banka Botërore: Crowdfunding, alternativë premtuese kreditimi për SME-të

Bizneset e vogla e të mesme janë shtylla e ekonomisë shqiptare dhe rritja e aksesit në financim është e rëndësishme për zhvillimin e tyre.


Bizneset e vogla e të mesme janë shtylla e ekonomisë shqiptare dhe rritja e aksesit në financim është e rëndësishme për zhvillimin e tyre.

Në një takim me partnerë të ndryshëm publikë dhe privatë, ekspertë të Bankës Botërore diskutuan sot në Tiranë mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe nevojën për një kuadër të fortë ligjor për financimin e këtij sektori.

Ekspertët parashtruan se, ndërsa Shqipëria po përparon në rrugën drejt integrimit evropian, biznesi has konkurrencë në të gjithë sektorët. Për zhvillimin e tyre është shumë e rëndësishme qasja në financë. Po çfarë instrumentesh financiarë mund të përdorin ato?

Në këtë takim u prezantua Crowdfunding, një mënyrë e re financimi e cila rrit aksesin në financë, mbështet rritjen ekonomike dhe ofron mundësi për vizibilitet në treg dhe validim të produktit.

“Crowdfunding del në pah si një alternativë premtuese kreditimi për këto biznese dhe për të pasuruar perspektivat e investimit për qytetarët shqiptarë”, thotë zv/ministri i Ekonomisë, Endrit Yzeiraj, pjesëmarrës në takim.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…