Xi merr pjesë e mban fjalim në ceremoninë e hapjes së Mbledhjes së 10-të Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë – Shtetet Arabe

Të enjten paradite, presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Mbledhjes së Dhjetë Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë – Shtetet Arabe dhe mbajti një fjalim kryesor.


Të enjten paradite, presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Mbledhjes së Dhjetë Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë – Shtetet Arabe dhe mbajti një fjalim kryesor.

Në ceremoni, Xi shtrëngoi duart dhe bëri një foto në grup me mbretin e Bahrejnit Hamad bin Isa Al-Khalifa, presidentin e Egjiptit Abdul Fatah Al-Sisi, presidentin e Tunizisë Kais Saied, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al-Nahyan, sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe Ahmed Aboul-Gheit dhe krerët e delegacioneve të 22 vendeve arabe.

Më pas Xi mbajti një fjalim kryesor, të titulluar “Thellimi i bashkëpunimit, vijimi i rrugës së mëparshme e çelja e rrugës së re dhe përshpejtimi i ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta kino-arabe”.


Foto: Xinhua

Në fjalimin e tij Xi vuri në dukje se miqësia midis Kinës e vendeve arabe dhe mes popujve të tyre i ka rrënjët në shkëmbimet miqësore në Rrugën e lashtë të Mëndafshit, luftën e përbashkët për çlirimin kombëtar dhe bashkëpunimim me përfitime të ndërsjella në procesin e zhvillimit kombëtar. Që nga fillimi i shekullit të ri, marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe vendeve arabe kanë arritur lartësi të reja. Xi njoftoi se Kina do të organizojë Samitin e Dytë Kinë-Shtetet Arabe në vitin 2026, i cili do të shënojë një gur të ri kilometrik në marrëdhëniet kino-arabe.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi më tej se, aktualisht bota po përballet me ndryshime të mëdha e të shpejta të papara në një shekull. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet arabe për t’i shndërruar marrëdhëniet kino-arabe në një model për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë botërore, një shembull të mirë të ndërtimit të përbashkët me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”, një model për harmoninë e bashkëjetesën ndërmjet qytetërimeve të ndryshme dhe një shembull për eksplorimin e rrugës së drejtë të qeverisjes globale.

Xi vuri në dukje se, falë përpjekjeve të përbashkëta, “tetë veprimet e përbashkëta” të paraqitura nga ai gjatë Samitit të Parë Kinë-Shtetet Arabe për të nxitur bashkëpunimin pragmatik kino-arab kanë dhënë rezultate të rëndësishme në fazën e hershme. Mbi këtë bazë, Kina është e gatshme të krijojë “pesë modele bashkëpunimi” me vendet arabe, për të përshpejtuar ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta kino-arabe.

Së pari, krijimi i një modeli inovacioni më dinamik. Kina do të bashkëkrijojë me vendet arabe 10 laboratorë të përbashkët në fusha si shëndetësia, inteligjenca artificiale, zhvillimi i gjelbër e me karbon të ulët, bujqësia moderne dhe teknologjia e informacionit e teknologjia hapësinore. Kina do të forcojë bashkëpunimin me vendet arabe në fushat e inteligjencës artificiale, hapësirës ajrore dhe aviacionit civil.

Së dyti, krijimi i një modeli investimesh dhe financimi në përmasë më të madhe. Kina është e gatshme të krijojë një forum për bashkëpunimin në fushën e industrisë e të investimeve me vendet arabe, të mbështesë institucionet financiare të të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin, të mirëpresë bankat arabe të bashkohen me sistemin e pagesave ndërkufitare në monedhën kineze dhe të thellojë bashkëpunimin në fushën e monedhës digjitale të bankës qendrore.

Së treti, krijimi i një modeli më të integruar në bashkëpunimin energjetik. Kina do të forcojë më tej bashkëpunimin strategjik me vendet arabe në fushën e naftës e të gazit dhe është e gatshme të kryejë kërkime të përbashkëta në teknologjinë e energjisë së rinovueshme dhe prodhimin e pajisjeve.

Së katërti, krijimi i një modeli më të balancuar të tregtisë dypalëshe me përfitime të ndërsjella. Kina do të përshpejtojë negociatat për marrëveshjet e tregtisë së lirë dypalëshe e rajonale dhe do të nxisë ndërtimin e mekanizmit të dialogut për bashkëpunimin lidhur me tregtinë elektronike. Pala kineze mirëpret pjesëmarrjen e vendeve arabe në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës dhe është e gatshme të zgjerojë importin e produkteve joenergjetike, veçanërisht të produkteve bujqësore dhe ushqimore, nga vendet arabe.

Së pesti, krijimi i një modeli më të gjerë të shkëmbimeve kulturore dhe njerëzore. Kina është e gatshme të krijojë me palën arabe Qendrën Kino-Arabe për Nismën e Qytetërimit Global. Pala kineze do të ftojë çdo vit 200 udhëheqës partiakë nga vendet arabe për të vizituar Kinën dhe është e gatshme të përpiqet për të realizuar objektivin e 10 milionë udhëtimeve të dyanshme të turistëve në pesë vjetët e ardhshëm.

Xi Jinping-u vuri në dukje se Lindja e Mesme është një tokë e begatë për zhvillim, por flakët e luftës ende po e djegin këtë tokë.

“Lufta nuk mund të vazhdojë pa fund, drejtësia nuk mund të mungojë përjetësisht dhe angazhimi për zgjidhjen me dy shtete nuk mund të luhatet. Kina mbështet me vendosmëri krijimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe me sovranitet të plotë. Kina mbështet gjithashtu anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB dhe bën thirrje për një konferencë ndërkombëtare më të madhe, më autoritative dhe më efektive për paqen,” tha ai.

Xi Jinping-u theksoi më tej se Kina do të vazhdojë të ofrojë mbështetje e ndihmë humanitare për të zbutur krizën humanitare në Gazë dhe për rindërtimin pas luftës.

Edhe mbreti i Bahrejnit Hamad bin Isa Al-Khalifa, presidenti i Egjiptit Abdul Fatah Al-Sisi, presidenti tunizian Kais Saied, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al-Nahyan e sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Ahmed Aboul-Gheit mbajtën fjalime në ceremoni.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…