Manastirliu: Tirana, kryeqendra e diskutimeve për të ardhmen e arsimit të lartë europian

Në Tiranë po zhvillohet prej ditës së djeshme, Konferenca Ministeriale e Zonës Europiane e Arsimit të Lartë, që mbahet për herë të parë në rajon.


Në Tiranë po zhvillohet prej ditës së djeshme, Konferenca Ministeriale e Zonës Europiane e Arsimit të Lartë, që mbahet për herë të parë në rajon.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mirëpritën mbrëmjen e djeshme në një atmosferë të veçantë në Pallatin e Brigadave, miqtë e ardhur nga 70 vende të ndryshme të botës, që e kanë kthyer Tiranën në kryeqendrën e diskutimeve për të ardhmen e arsimit të lartë europian e më gjerë.

Kjo konferencë synon afrimin ndaj vlerave themelore të arsimit, ndërkombëtarizimin, lirinë akademike, autonominë institucionale, dimensionin social dhe përgjegjësinë publike të arsimit të lartë.

Ministrja Manastirliu në fjalën e mbajtur dje tha se “në Shqipëri e nisëm reformën në Arsimin e Lartë me synimin që të përmirësonim cilësinë, të rrisnim ofertën akademike, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe krijimin e një ekosistemi të gjallëruar të arsimit të lartë që përgatit brezin e ri për të ardhmen. Ne synojmë që Shqipëria deri në 2030 të bëhet një pikë reference për Arsimin e Lartë dhe për kërkimin shkencor dhe për këtë arsye jemi duke investuar në bashkëpunimin ndërkombëtar, në programet e mobilitetit, përmirësimin e kurrikulës mësimore”.

Sot në ditën e dytë do të zhvillohet Forumi Global Politik, ku fokusi i diskutimeve do të jenë; Procesi i Berlinit si një nga shembujt e praktikave të mira të bashkëpunimit rajonal në zbatimin e Procesit të Bolonjës; Mundësitë dhe sfidat për njohjen e kualifikimeve akademike: Konventa e Njohjes së Lisbonës në kontekstin e Konventës Globale dhe Konventave të tjera Rajonale për njohjen; Lëvizshmëria dhe ndërkombëtarizimi si instrumente për të ndërtuar ura midis makro rajoneve dhe sigurimi i cilësisë së arsimit të lartë: Perspektivat dhe strategjitë globale.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes këtij ministeriali, synon riafirmimin e vlerave themelore të arsimit, duke përfshirë lirinë akademike, autonominë institucionale dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…