Veliaj për Zonën e Lirë Ekonomike: Do të punësohen 5-7 mijë persona

Zona e Lirë Ekonomike e Tiranës është një projekt që tashmë ka filluar dhe shumë shpejt do të nisë dhe faza e dytë e investimit.


Zona e Lirë Ekonomike e Tiranës (TEDA) pritet të punësojë rreth 5-7 mijë persona.

Këtë e bëri të ditur sot, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u shpreh se fokusi i bashkisë në 3 vitet e ardhshme do të jetë tek ekonomia””.

“Me bumin që ka pasur aeroporti, me aksesin që na jep Porti i Durrësit, me afërsinë që ka tek krahu i punës në Tiranë, ne parashikojmë që të ketë 5-7 mijë punësime te zona e lirë ekonomike. Kemi mbërritur te një fazë ku, shumë prej vendimmarrjeve shkaktojnë energji të mirë në ekonomi. Kjo do të thotë se gjithmonë e më shumë, në një moment që kanë mbaruar projektet kryesore, Sheshi, Pazari, Liqeni, Parku, Unaza, Bulevardi, fokusi i bashkisë në 3 vitet e ardhshme do të jetë tek ekonomia dhe te çfarë investimesh mund të bëjmë ne që prodhojnë punë nga ato që paguhen mirë”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se Zona e Lirë Ekonomike e Tiranës është një projekt që tashmë ka filluar dhe shumë shpejt do të nisë dhe faza e dytë e investimit.

“Ne tashmë kemi marrë licencën nga qeveria, kemi bërë investimin për fazën e parë. Kemi një interes të shprehur nga shumë kompani, por bëhet fjalë jo për kapanone ku do punohet në fasoneri. Bëhet fjalë për teknologji të reja, kryesisht automotive, digital, cloud computer, pra që janë punët e të ardhmes dhe që paguhen shumë më mirë se ato rrogat modeste të fasonerisë. Jemi në një situatë ku do të duhet shumë shpejt fazën e dytë të investimit që ka të bëjë jo vetëm me terrenin aty, por edhe lidhjen me autostradën, lidhjen me Kombinatin që krahu i punës të vijë edhe nga zona e Kasharit, Vorës, deri dhe në Durrës dhe në Kamëz, njësia 6 , njësia 13”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e sotme vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, si dhe vendimin për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë.

Gjithashtu, u miratua bonusi i qerasë për familjeve që preken nga projekti i Unazës së Madhe, si dhe bonusi i qerasë për familjet e Kombinatit e prekura nga projekti i rindërtimit të Kombinat.

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…