“Flood North ALB”, organizim rajonal në Shkodër për reagim të përbashkët ndaj fatkeqësive natyrore

Fatkeqësitë natyrore nuk bëjnë dallime mes shtetesh dhe kombesh ndaj dhe kombe dhe shtete duhet të bashkohen për t’iu kundërvënë sfidave të natyrës.


Fatkeqësitë natyrore nuk bëjnë dallime mes shtetesh dhe kombesh ndaj dhe kombe dhe shtete duhet të bashkohen për t’iu kundërvënë sfidave të natyrës.

Ky është synimi i “Flood North ALB”, një projekt stërvitor që po zhvillohet në Shqipëri, me qëllim krijimin e një organizimi rajonal dhe europian, për të siguruar një reagim të përbashkët ndaj fatkeqësive natyrore.

Projekti mbështetet në idenë se ndryshimet klimatike e kanë bërë natyrën më agresive dhe përballjen me të edhe më të vështirë.

Fatkeqësitë natyrore, përmbytjet, zjarret, tërmetet etj., asnjëherë nuk janë të kufizuara brenda territorit të një rajoni apo shteti, ndaj edhe kundërpërgjigjet nuk duhet të jenë të kufizuara brenda vetëm një shteti.

Projekti “Flood North ALB” po organizohet me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit të Ballkanit, si dhe vendeve të tjera të Mesdheut dhe BE-së. Ai drejtohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Shqiptare (AKMC) dhe është zgjedhur Shkodra si rajoni ku do të organizohet stërvitja.

Konferenca e Parë Planifikuese, në kuadër të këtij projekti, po mbahet në Shkodër, më datat 30 dhe 31 maj. Ajo do të punojë në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore, trajnime dhe informime me banorët e zonave të prekura nga përmbytjet periodike, sikundër është Shkodra.

Në pranverën e vitit të ardhshëm, në këtë zonë do të organizohet një demonstrim i një përmbytjeje dhe një operacion menaxhimi për shpëtimin e njerëzve, pronave dhe bagëtive.

Drejtori i AKMC-së, Haki Çako, vlerësoi projektin si një mundësi të mirë për ngritjen e kapaciteteve të agjencisë shqiptare të mbrojtjes civile. “Ky projekt do të ndikojë në ngritjen e bashkëpunimit në nivel rajonal që të reagojmë së bashku ndaj fenomeneve natyrore. Ne jemi pjesë integrale e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane, dhe kemi dhënë kontributin tonë edhe jashtë vendit. Vitin e kaluar, ne ndihmuam në Greqi për neutralizimin e disa vatrave të zjarrit. Por kemi ende shumë për të bërë në rritjen e kapaciteteve tona dhe në bërjen funksionale të një mekanizmi që të na bëjë të reagojmë së bashku ndaj fatkeqësive, pavarësisht se në cilin shtet ndodhin ato” tha Çako.

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, tha se ajo që ndodh mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në raste përmbytjesh, është dëshmi se si natyra nuk ndan as kombe e as shtete kur godet me fenomenet e saj. Ndaj, bashkimi i forcave dhe kapaciteteve teknike është zgjidhja më e mirë për t’iu kundërvënë agresivitetit në rritje të natyrës.

Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Europian.

(ATSH)

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…