Parlamenti Evropian, letër Serbisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi


Parlamenti Evropian i ka dërguar sot letër Qeverisë së Serbisë me kërkesën që të respektojë dhe implementojë marrëveshjet e nënshkruara qe nga Marrëveshja e Konçulit 2001, duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook, ku ka postuar letrën e nënshkruar nga europarlamentarët Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten.

Në letër, Parlamenti Evropian i kujton qeverisë serbe se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi, përfshirë ‘pasivizimin’ dhe qasjen e kufizuar në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.

PE ka renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mos diskriminim për shqiptarët, duke thënë se mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Kamberi me këtë rast ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për mbështetjen në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka përfunduar Kamberi. /KosovaPress/

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…