Mazniku: Rritje domethënëse e pagave për punonjësit e bashkive

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se do të ketë një rritje domethënëse të pagave për punonjësit e 61 bashkive në vend.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se do të ketë një rritje domethënëse të pagave për punonjësit e 61 bashkive në vend.

Mazniku zhvilloi një takim me përfaqësues të bashkive ku prezantoi organigramëm e re.

“Përmbyllëm diskutimin me 61 kryetarët e bashkive për strukturimin e ri të stafeve dhe organigramës së re të propozuar për to”, tha Mazniku.

Sipas tij, ndarja në tre shtylla kryesore, aparati i cili kujdeset vetëm për politikbërje, planifikimin e punëve, monitorimin dhe akteve rregullatore, struktura e funksioneve, e cila kujdeset për zbatimin e punëve në territor dhe struktura e shërbimeve që merret me mirëmbajtjen e objekteve dhe territorit të bashkive, do të sjellë efikasitet më të lartë dhe cilësi shërbimi më të mirë për qytetarët.

“Kjo do të pasohet edhe me rritjen domethënëse të pagave ku çdokush që bën të njëjtën punë, do të paguhet njësoj në çdo bashki. Me këtë masë, bashkitë do të mund të konkurrojnë në tregun e punës me sektorin privat duke zbutur vështirësinë për burime njerëzore”, tha ai.

Qeveria ka paralajmëruar vijimin e reformës me rritjen e pagave për të gjithë punonjësit nga data 1 korrik për të arritur objektivin e pagës mesatare prej 900 eurosh në vend.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.