Rama: Durrësi përfshihet në Xhiron e Italisë të Varkave me Vela
Durrësi përfshihet në Xhiron e Italisë të Garave me Vela.
Durrësi përfshihet në Xhiron e Italisë të Garave me Vela.
Kryeministri Edi Rama bën sot me dije se qyteti i Durrësit është futur në listën e garave të këtij aktiviteti të madh të sporteve ujore italiane, i cili organizohet nga Marina Ushtarake e vendit fqinj.
Rama uron shqiptarët në këtë ditë pushimi “me Durrësin që këtë vit përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane”.
Gara e Italisë e Varkave me Vela është një nga sportet më popullore e tradicionale që jo vetëm tërheq të pasionuarit pas sporteve ekstreme ujore, por edhe promovon fuqishëm pikat e shumta turistike të bregdetit italian.
Futja edhe e Durrësit në hartën e këtij aktiviteti me garën etapën Vendi i shqiponjave – Durrës, i hap një perspektivë të re zhvillimit të këtij sporti edhe në vendin tonë, duke u bërë edhe një promovues elitar i bukurive të bregdetit shqiptar të Adriatikut dhe nxitjes së turizmit.
Aktiviteti do të zhvillohet nga data 16 qershor deri më 21 korrik 2024, ndërsa etapa e Durrësit do të jetë në datat 6-9 korrik, njofton Marina Ushtarake Italiane.
MIRËMËNGJES 😊
dhe me Durrësin që këtë vit përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane, ju uroj të diel të paqtë🙏
Posted by Edi Rama on Saturday, June 1, 2024