Rama: Përparim në indeksin e transparencës!

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, edicioni i 15-të i zhvilluar në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, edicioni i 15-të i zhvilluar në Tiranë.

Kjo konferencë është forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore rregullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.

Në fjalën e tij në konferencë Rama tha se “jam shumë krenar për komisionerin dhe zyrën tonë të Komisionerit sepse puna që ai dhe ata kanë bërë është e jashtëzakonshme dhe fakti që Zyra e Komisionerit vlerësohet shumë lart përgjatë këtij rrugëtimit tonë që më fund të bëhemi një vend anëtar i Bashkimit Europian është tejet frymëzuese”.

Duke cituar fjalët e urta të Platonit, “Mund ta falim lehtë një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e mirëfilltë është kur të rriturit kanë frikë nga drita”, Rama tha se “kjo është sfida si të bëjmë që të rriturit të mos i tremben dritës e si t’i bëjmë qeveritë e institucionet shtetërore të mos i tremben dritës”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “e drejta për informim nuk është thjesht një instrument demokratik, por një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale. Natyrshëm kam kënaqësi të shoh përparimin e bërë nga autoritetet tona në indeksin e transparencës 2023 nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, ndërkohë jam mjaft i vetëdëijshëm që ky përparim thotë shumë për atë prej nga vijnë e ndërkohë tregon sërish se nuk është e mjaftueshme me aty ku duam të arrijmë”.

“Ja pse shumë shpejt në fund të qershorit do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme vjetore për të drejtën e informimit, të cilën e kemi konceptuar me Zyrën e Komisionerit si një ballafaqim përballë fakteve dhe institucioneve ndërmjet asaj që shkruhet në ligjet tona dhe asaj çka zbatohet”, theksoi Rama.

“Në fund të fundit nuk është çështja të kemi ligje, por edhe t’i zbatojmë ato edhe hendeku midis hartimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre është sfidë për shumë prej nesh. Ne jemi vende e njerëz që ndajmë një mendësi kur vjen fjala për të drejtën e informimit, por ndërkohë jemi të vetëdijshëm që nuk jemi suedezë”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se “kurse njohjen e parë të kësaj të drejte që daton që në 1776 pra në shek. e 18 në aktin suedez për lirinë e shtypit atëherë e kuptojmë të gjithë se sa e gjatë është rruga që kemi përpara.Besoj se për këdo këtu që është i ngjashëm me Shqipërinë, që do të thotë një vend, një demokraci në zhvillim ne jetojmë në kohëra bekimi të madh që është teknologjia e re, kjo teknologji na jep si vende në zhvillim një mjet që deri disa dekada më parë nuk ishte i pranishëm”.

“Kësisoj na jep mundësinë të bëjmë një hap të jashtëzakonshëm drejt së ardhmes duke përqafuar progresin eksponencial në vend të atij linear që do na kishte na detyruar të shpenzonim një kohe të gjatë për tu lidhur me vendet e tjera të zhvilluara”, tha Rama.

Nga ana tjetër besoj se ky bekim vjen bashkë me një mallkim që është kapaciteti, aftësia që të kjo teknologji përdoret për qëllime keqinformimi, për kauzë apo edhe konfuzion.

E drejta për informim, vijoi Rama, përballet me një kërcënim të madh në njëjtën kohë kur kemi në dispozicion një mundësi të jashtëzakonshme.

“Na takon ne ta përdorim sa më mirë dhe të investojmë në infrastrukturën digjitale edhe në programet e edukimit për t’u siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje dhe të përdorin me efektivitet platformat dixhitale”, theksoi Rama.

Së dyti, shtoi Rama, për të nxitur një kulturë transparence në institucionet publike duke nënvizuar rëndësinë e konsultimeve puvlike dhe qeverisjes me pjesëmarrje.

“Së treti për të mos pasur frikë nga drita për të punuar shumë më ngushtë me institucionet si Zyra e komisionerit dhe Avokati i Popullit, për të garantuar qëtë gjithë të kuptojnë pikë së pari nga brenda qeverisë që ekspozimi i informacionit dhe përdorimi i tij për ta nxjerrë gjithçka në dritë është një proces i shëndetshëm dhe nëj mjet mjaft efektiv kundrejt dezinformimit”.

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt