Miratohet zgjatja e afateve të bonove të privatizimit deri në 31 dhjetor 2027

Gjatë prezantimit të projektligjit Dhima sqaroi se nisma ka të bëjë me propozimin për zgjatjen e afateve të bonove të privatizimit deri në 31 dhjetor të vitit 2027.


Nën drejtimin e kryetares, Klotilda Bushka, komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e sotme shqyrtoi, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, tre projektligje, njëri prej të cilëve nismë deputeti.

Fillimisht komisioni shqyrtoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, i cili u prezantua nga Enkelejdi Joti, zëvendësministër i Mbrojtjes dhe kolonel Ardian Bali, drejtues i AISM-së.

Joti bëri një përmbledhje të nevojës së sjelljes së ndryshimeve ligjore, risive dhe nënvizoi se ndër të tjera synohet përcaktimi i qartë i fushës së zbatimit të misionit dhe ushtrimit të kompetencave nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; rregullimi i marrëdhënieve me strukturat e tjera ligjzbatuese; përmirësimi i trajtimit financiar të punonjësve; përmirësimi i procedurave të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve; zgjerimi i kapaciteteve trajnuese profesionale, brenda dhe jashtë vendit, etj.

Relatori i çështjes, Xhemal Qefalia argumentoi dhe vlerësoi rëndësinë e ndryshimeve të sjella në legjislacionin aktual për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes, ndryshimet për rekrutimin e personelit dhe trajtimin financiar të tyre. Pas pyetjeve dhe dsikutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”, i cili u prezantua nga Enkelejdi Joti, zëvendësministër i Mbrojtjes dhe u relatua nga deputeti Denis Deliu.

Në fjalën e tij, Joti sqaroi kushtet dhe procedurat që do të ndiqen për financimin nga buxheti i shtetit dhe ekzekutimin e pagesës së trajtimit financiar, pagesën e detyrimeve për paga, sigurime shoqërore e shëndetësore të punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan, për vitet 2017-2023.

Joti nënvizoi se, projektligji synon adresimin e një problematike të vjetër dhe të mbartur ndër vite, si dhe sqaroi se në total do të jenë 127 ish-punonjës dhe 4 punonjës aktualë që do të përfitojnë nga ky fond.

Deputeti Denis Deliu, në cilësinë e relatorit, vlerësoi rëndësinë e projekligjit për dhënien zgjidhje të një problematike të mbartur, përmirësimin e statusit social dhe ekonomik të ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan dhe ftoi kolegët ta miratojnë.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Rendi i ditës vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit), dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995””, të ndryshuar, nismë e deputetes Antoneta Dhima.

Gjatë prezantimit të projektligjit Dhima sqaroi se nisma ka të bëjë me propozimin për zgjatjen e afateve të bonove të privatizimit deri në 31 dhjetor të vitit 2027.

Ndër të tjera, Dhima sqaroi se nisma synon dhënien e zgjidhjes përfundimtare të rasteve kur shteti shqiptar ka detyrim kthimin e bonove të privatizimit në zbatim të një vendimi gjykate, si dhe ky ndryshim do të shërbejë për të krijuar lehtësi në procesin e privatizimit me të drejtë parablerje për ish-pronarët e truallit, subjektet që kanë objekte me kontratë qiraje apo enfiteoze, si dhe në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Dhima sqaroi se nisma është dërguar për mendim në Këshillin e Ministrave dhe ministritë e linjës, të cilat janë shprehur dakordë më propozimin e bërë për shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit.

Deputeti Saimir Hasalla, në cilësinë e relatorit, vlerësoi rëndësinë e nismës dhe sqaroi procedurat e ndjekura për marrjen e mendimit nga ministritë e linjës, si dhe ftoi kolegët ta miratojnë. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…