Balla: Procesi i vetëpastrimit të Policisë, i pandalshëm

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se procesi i vetëpastrimit në Policisë së Shtetit është i pandalshëm dhe ndikon në rritjen e besimit të publikut.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se procesi i vetëpastrimit në Policisë së Shtetit është i pandalshëm dhe ndikon në rritjen e besimit të publikut.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla duke vlerësuar punën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për goditjen e skemës korruptive në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku ndaluan 8 punonjës të Aeroportit si pjesë e një skeme korruptive, nënvizoi se AMP duhet të rrisë bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm për të goditur paligjshmërinë brenda radhëve të Policisë.

“Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, përmes të cilit po largojmë ditë pas dite nga trupa e shëndoshë e Policisë elementët e dëmshëm, të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi”, njofton shkruan Balla.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rezultatet e dukshme dhe premtuese për një intensifikim edhe më të madh të këtij procesi vetëpastrimi” vijon Balla.

“E nxis AMP të forcojë bashkëpunimin institucional me SPAK, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, si dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për të garantuar standarde të larta të integritetit dhe pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë”, përfundon Balla.

AMP në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës goditën sot një rast korrupsioni në Aeroportin “Nënë Tereza”. Si rezultat u ndaluan 8 punonjës të policisë së aeroportit dhe 1 shtetas tjetër, të cilët ishin pjesë e skemës korruptive për lejimin e kalimit të personave nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

(Marrë nga ATSH)

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…