AIIS, Partner Institucional në Forumin Publik të NATO-s 2024
Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) është zgjedhur si partner institucional nga Shqipëria I Forumit Publik të NATO-s 2024.
Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) është zgjedhur si partner institucional nga Shqipëria I Forumit Publik të NATO-s 2024.
Një zëdhënësi I Institutit bëri dje publike lajmin e zgjedhjes së Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare si partner Institucional I Forumit Publik të Aleancës . Paralel me Samitin historik në Washington në 10 dhe 11 Korrik të këtij viti, NATO do të organizojë konferencën ndërkombëtare në bashkëpunim me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, Atlantic Council, German Marshall Fund, Qendrën për Sigurinë e re Amerikane , GLOBSEC, dhe Institutin Hudson, SHBA.
Partneriteti Institucional është një status i privilegjuar që NATO ofron për një grup të zgjedhur Institutesh dhe organizatash në njohje të rolit të rëndësishëm që ata luajnë në diskutimet për sigurinë transatlantike, në kërkimet dhe debatet shkencore si dhe aktivitete publike në shtetet e tyre dhe rajonet respektive.
Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare do të jetë organizata ekskluzive që do të përfaqësojë dhe do të promovojë Forumin Publik të NATO-s në një moment historic të Aleancës që lidhet me 75 vjetorin e saj por edhe me sfidat aktuale të sigurisë ndërkobmeëtare dhe rendit botëror.
Instituti do të jetë zyrtarisht prezent në diskutimet kyçe që do të ndodhin në Washington DC dhe do të formojnë të ardhmen e Aleancës.
AIIS me ekspertizën dhe angazhimin e tij si dhe përmes projekteve të ndryshme ka qenë instrumental dhe ka kontribuar në përgatitjen e Shqipërisë, për anëtarësimin në Aleancë. Pas kësaj, AIIS ka qenë një partner i besueshëm për Divizionin për Diplomacinë Publike të NATO-s dhe strukturat e tjera brenda Aleancës për dy dekada, duke zbatuar projekte të suksesshme në Shqipëri dhe rajon që kanë rritur njohuritë, informacionin dhe angazhimin me NATO-n në mesin e aktorëve të rëndësishëm si vendimmarrësit, ekspertët e politikës së Jashtme, hulumtuesit dhe studentët e marrdhënieve ndërkombëtare .
“Zgjedhja si partner Institucional në 75 vjetorin e NATO-s dhe 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë është një vlerësim dhe njohje e ndihmesës që AIIS ka dhënë gjatë njëzet vjetëve të fundit në avancimin dhe realizimin e ambicjeve të vendit për t’u anëtarësuar në Aleancë”, – tha Albert Rakipi Kryetari i Institutit.
“Ne jemi krenarë, për kontributin që kemi dhënë në arritjen më të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, qysh nga krijimi i shtetit modern shqiptar, – tha Rakipi.” Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e lidhi vendin dhe të ardhmen e tij me Perëndimin. Në fakt, gjithë tranzicioni postkomunist është mbështetur tek lidhja e vendit dhe e të ardhmes së tij me Perëndimin” tha ai.
Këtë vit, AIIS shënoi 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO së bashku me 75-vjetorin e vet të NATO-s në një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e Kryeministrit, anëtarëve të qeverisë, të parlamentit, të Ngarkuarit me Punë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri David Wisner si dhe Zëvendëskryetarit të Konferncës të Sigurisë të Mynihut (MSC-së,) Ambasadorit Rainer Rudolph.
AIIS është Instituti udhëheqës në Shqipëri në hulumtimet e çështjeve të sigurisë dhe vitin e kaluar u bë Anëtar i Asociuar i Kolegjit Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë (ESDC). AIIS është vlerësuar në nivel rajonal dhe global për vite radhazi si një nga institutet më të mira hulumtuese në fushat e politikës së jashtme si dhe të studimeve për sigurinë dhe mbrojtjen nga Universiteti i Pensilvanisë.