As i nënës, as i njerkës
“… Si fëmijë më kanë ushqyer me një gji të bardhë e një gji të zi…”
Nga Andris Lleskai
As i nënës, as i njerkës
————————————
Si fëmijë
më kanë ushqyer
me një gji të bardhë
e një gji të zi.
Një çilimi
që uria e ka gërryer
do ia shkrepë me të qarë,
do ia shkrepë me ngashëri.
Dhe që bebe, e di,
më kanë gënjyer
sa herë uria më ka marrë,
kur mungonte ime më në shtëpi.
Më kanë dhënë të pi
duke mi shkëmbyer
gjendrat e qumështit gjitar
me të cilat më jepnin gji.
Por mamaja në fshehtësi
kur jam rritur më ka rrëfyer
se më gjente të etur e tharë,
në babëzi për pangopësi,
se sado më bënin dredhi,
sytë me napë mbërthyer,
që fëmijë me nuhatje kam parë
ç’është gjiri i bardhë,
e çfarë gjiri i zi.