Konferenca e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna” për herë të parë në Shqipëri

Konferenca e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna” u zhvillua për herë të parë në Tiranë, si një bashkorganizim i Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës.


Konferenca e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna” u zhvillua për herë të parë në Tiranë, si një bashkorganizim i Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Ceremonia e çeljes së saj u mbajt sot në mbrëmje në Pallatin e Brigadave, me praninë e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Despina Chatzivassiliou, Raportueses së Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj, si dhe deputetë e të ftuar të tjerë.

Në fjalën e saj, Raportuesja e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj u shpreh se, “ndonëse mund të mos jetë Parisi apo Strasburgu, ku mbahen zakonisht takimet, Tirana shquhet për mikpritjen dhe do ta shikoni edhe vetë për respektin ndaj miqve të saj”.

Në këtë periudhë të ngarkuar me zgjedhjet e Parlamentit Europian në mes, tha Gjonaj, ju falënderoj sinqerisht që i dhatë prioritet kauzës sonë të përbashkët për luftën kundër dhunës ndaj grave, në të gjitha format e saj.

“Dua t’i uroj mirëseardhjen në këtë pritje të gjithë të ftuarve, të nderuar ministra, të nderuar kolegë nga Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave, trupi diplomatik, gazetareve dhe aktorëve të sistemit të drejtësisë të pranishëm sot dhe dëshiroj ti drejtohem audiencës të cilët janë të bashkuar me vlerat tona dhe përkushtimet tona për të ndaluar dhunën ndaj grave, dhe ajo që është më e rëndësishme, duke ecur përpara në cilësi dhe mosdiskriminim”, theksoi ajo.

Gjonaj nënvizoi se të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut. “Dhe ne kemi përgjegjësinë për të garantuar drejtësi sociale për të gjitha gratë e ekspozuara ndaj të gjitha formave të dhunës, përfshirë dhunën në internet dhe atë psikologjike.”

Gjonaj shtoi më tej se zhvillimi i teknologjisë po sjell rreziqe të mëdha në fuqizimin e rolit të gruas.

Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim, duke u dhënë grave hapësira drejtuese në qeveri.

“Me përparimin e teknologjisë, kërcënimet e reja paraqesin rreziqe të konsiderueshme për fuqizimin e grave dhe në disa raste, për fat të keq, edhe për jetën e tyre. Vetë gratë në politikë dhe media nuk janë imune nga dhuna në internet dhe gjuha e urrejtjes. Kemi arritur shumë deri më tani, por ka më shumë çështje, që kërkojnë vëmendje dhe adresim të menjëhershëm nëpërmjet masave ligjore dhe insitucionale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Gjonaj.

Gjithashtu, ajo shprehu mirënjohjen për Kryetaren e Kuvendit, Nikolla, e cila ka qenë një mbështetje thelbësore, jo vetëm në bashkorganizimin e këtij aktiviteti, por edhe në avancimin e të gjithë axhendës, që kemi ndërmarrë së bashku për të drejtat e grave.

E fundit, por jo nga rëndësia, u shpreh Gjonaj, “kam nderin të prezantoj një të ftuar të nderuar. Një udhëheqës, përkushtimi i të cilit ndaj kësaj kauze reflektohet në aksione konkrete, mbështetja e të cilit ka qenë vendimtare për përpjekjet tona të përbashkëta”.

“Kryeministri Rama ka luajtur një rol të madh në fuqizimin e grave, veçanërisht duke sjellë në politikë gra nga formime të ndryshme profesionale, si edhe në rastin tim, dhe duke u bërë pararojë për fuqizimin politik të grave.

Udhëheqja e tij transformuese ka qenë një katalizator për progresin madhor drejt barazisë gjinore në Shqipëri dhe e falënderoj për rëndësinë, që i ka dhënë këtij eventi dhe avancimit të agjendës të çështjeve gjinore”, deklaroi Gjonaj.

Hoxha: Mekanizmi Kombëtar i Referimit, efikas për mbrojtjen e viktimave të trafikimit

Sot në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, mori pjesë në aktivitetin e organizuar…

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha: Mekanizmi Kombëtar i Referimit, efikas për mbrojtjen e viktimave të trafikimit

Sot në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, mori pjesë në aktivitetin e organizuar…