Hasani takon zv/kryeministrin rumun: Rritje të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua me zv/kryeministrin dhe ministër i Brendshëm, Catalin Predoiu.
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Rumani, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua me zv/kryeministrin dhe ministër i Brendshëm, Catalin Predoiu.
Ata diskutuan mundësitë për rritje të bashkëpunimit dhe koordinimin më të mirë në sektorë të ndryshëm duke përfshirë sigurinë, luftimin e krimit të organizuar, turizmin dhe iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare.
Ministri Hasani shprehu angazhimin e Shqipërisë për të punuar ngushtë me ekspertët rumunë për të mbështetur udhërrëfyesin për sundimin e ligjit dhe agjendën e reformës në Planin e Rritjes.