Nikolla: Gratë e lira janë treguesi më domethënës i një shoqërie të lirë

Konferenca e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna”, bashkorganizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se, “gratë e lira janë treguesi më domethënës i një shoqërie të lirë”.

E pranishme në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna”, bashkorganizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për herë të parë në Tiranë, Nikolla, theksoi se, “liria e grave nga cilado formë e dhunës është pasqyra ku shoqëria sheh vetveten”.

“Kontributi për lirinë e grave është pjesë e luftës për emancipimin e shoqërive tona. Liria e grave, vështirësohet dhe ngadalësohet nga pabarazia gjinore dhe dhuna. Çlirimi i grave nga dhuna nuk është një betejë dhe as nuk mund të realizohet me dekrete, zgjidhje teknike dhe numerike, por është një proces adaptiv”, u shpreh Nikolla.

Gjatë fjalës së saj, Nikolla vuri në dukje se, për suksesin në këtë luftë, duhet të jemi të qartë për vizionin dhe premisat nga duhet të nisemi.

“Gratë bëhen më të lira jo vetëm nëse fuqizohen ekonomikisht e politikisht, por edhe kur shoqëria në të gjitha nivelet dhe institucionet e saj, edukohen për ta zhvilluar, garantuar dhe mbrojtur këtë liri”, deklaroi Nikolla. (ATSH)

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.