Real Madrid Foundation zbarkon në “Shtëpinë e Futbollit”, testohen 70 futbollistë të vegjël

Nga ky kamp do të përzgjidhen futbollistët më të talentuar dhe do t’i jepet mundësia për t’u testuar edhe në Madrid


Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë dhe Real Madrid Foundation, po zhvillojnë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” kampin sportiv, që ka si qëllim zbulimin e talentëve të rinj.

Kampi do të zhvillohet në data 3 – 8 qershor dhe do të jetë i fokusuar tek lojtarët deri në moshën 12 vjeç, ndërsa do të testohen rreth 70 futbollistë.

Kampi sportiv në “Shtëpinë e Futbollit” po ndiqet nga afër edhe nga drejtori teknik i SHRFT-së, Igli Mumajesi dhe nga përfaqësuesi i Real Madrid Foundation, Victor Lope Pach.

Nga ky kamp do të përzgjidhen futbollistët më të talentuar dhe do t’i jepet mundësia për t’u testuar edhe në Madrid, në një prej akademive më prestigjioze në botë si ajo e Realit të Madridit.

Lexo më shumë nga

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.