Manastirliu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”: Mbi 1600 mësues po trajnohen në Elbasan

Universiteti i Elbasanit mbulon trajnimet e mësuesve nga qytetet Peqin, Belsh, Gramsh, Librazhd, Cërrik, Elbasan, Dimal, Skrapar, Poliçan, Kuçovë dhe Berat.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025 ishte në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku vijon trajnimi i mësuesve lëndët e matematikës, fizikës, biologjisë dhe kimisë.

Universiteti i Elbasanit mbulon trajnimet e mësuesve nga qytetet Peqin, Belsh, Gramsh, Librazhd, Cërrik, Elbasan, Dimal, Skrapar, Poliçan, Kuçovë dhe Berat.

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij programi dhe rezultatet e tij deri më tani.

“Ne kemi pasur në fokus këtë vit rritjen e aftësive të mësuesve, rifreskimin e njohurive, dhe njohjen e tyre me metodat më efektive dhe moderne të mësimdhënies për një target prej mbi 4 mijë mësuesish. Që nga fillimi i zbatimit të këtij plani në fund të marsit, deri më tani janë angazhuar mbi 3 mijë mësues në këtë plan trajnimi. Vetëm në Elbasan, ne synojmë që deri në muajin qershor dhe më pas për të rifilluar në muajin shtator, të angazhojmë më shumë se 1600 mësues, të cilët do të kenë mundësi të rrisin aftësitë e tyre profesionale për të përmirësuar performancën dhe arritjet e nxënësve tanë në shkolla”, tha Manastriliu në bisedën me mësuesit që janë përfshirë në trajnim.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve parashikon gjithashtu edhe mbështetjen e mësuesve dhe metodave që teknologjia u jep disiplinave të ndryshme. Ky program kombëtar synon të fuqizojë dhe shtrijë njohuritë e mësuesve, duke përfshirë njohjen dhe familjarizimin me testimet ndërkombëtare, si dhe rritjen e aftësive dhe kompetencave të tyre.

“Ky program parashikon gjithashtu mbështetjen e mësuesve dhe metodave që teknologjia ofron për disiplinat e ndryshme. Në module të caktuara, ky program kombëtar i shërben njohjes dhe familjarizimit me testimet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha rritjes së aftësive dhe kompetencave të mësuesve”, theksoi Manastirliu

Ky program synon përmirësimin e aftësive dhe njohurive të mësuesve, duke përfshirë trajnimin në fushat e matematikës, fizikës, biologjisë dhe kimisë. Faza e parë e këtij programi përfundon në muajin qershor, për të rinisur me trajnimet në rang kombëtar në fazën e dytë, në muajin shtator.

(Marrë nga ATSH)

“Brirët”, Republika surreale e barinjve të Babzilandit

Romani “Brirët”, i autorit Marash Mirashi, sjell diçka krejt të veçantë te lexuesi.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Brirët”, Republika surreale e barinjve të Babzilandit

Romani “Brirët”, i autorit Marash Mirashi, sjell diçka krejt të veçantë te lexuesi.