“National Geographic France” artikull për Vjosën: Udhëtim përmes zemrës së egër të Shqipërisë

Artikulli në revistën prestigjioze “National Geographic France” mban emrin e Amelia Duggan dhe i kushtohet Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa.


“Një udhëtim nëpër zemrën e egër të Shqipërisë, një simbol triumfues i mbrojtjes së mjedisit”, titullohet artikulli i “National Geographic France” kushtuar përvojave të jashtëzakonshme që përjetohen në parkun kombëtar të Vjosës, lumit të vetëm të egër në Evropë.

Artikulli në revistën prestigjioze “National Geographic France” mban emrin e Amelia Duggan dhe i kushtohet Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa.

Një brez i ri i pasionuar po promovon rajonet idilike të Shqipërisë së Jugut, ku mund të darkoni me barinj, të laheni në burime të nxehta dhe të lundroni në parkun e parë lumor të egër në Evropë.

Në fund të një vere të gjatë e të thatë, ku mbizotëron qielli pa re, rrymat e lumit te fuqishëm Vjosa janë qetësuar. Gjë që më përshtatet shumë, pasi jam ulur në një kajak duke lundruar në grykat e lashta të Këlcyrës.

Korridori i ujëvarave që i dha emrin Parajsa e një mijë burimeve është po aq sensuale epshndjellpse.

Përrenj përshkojnë muret prej guri dhe rrjedhin poshtë në pellgun e ujit përmes bollëkut të vegjetacionit që sfidon gravitetin dhe pemëve të palëvizura e të përdredhura.

Është një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë në Evropë, praktikisht i vetmi lumë i madh në kontinent që nuk është i ndotur nga digat. Për më tepër, më në fund u fitua një betejë e gjatë për të ruajtur ritmin e tij natyror dhe ekosistemet e rëndësishme. Zhys lopatën në ujërat bruz të Vjosës, të cilat rrjedhin pandërprerë nga malet greke të Pindit në qytetin bregdetar shqiptar të Vlorës.

Teksa drejtoj kajakun tim nëpër kanale piktoreske, filloj të kuptoj perse ky lumë, i cili është ngritur lart në poezi dhe këngë përgjatë shekujve është kaq i rëndësishëm për vendasit dhe perse një fushatë shumëvjeçare që synon ruajtjen e tij bëri jehonë me markën e veshjeve Patagonia dhe aktorin Leonardo DiCaprio.

Vjosa, e cila shtrihet në 270 kilometra, u shpall parku i parë lumor i egër në Evropë në mars të vitit 2023.

Sot, guidat e udhëtimit pararojë, të cilët janë mobilizuar për të shpëtuar « zemrën blu »të vendit e mbajnë këtë fitore si një medalje nderi.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.