Derregullimi, Ibrahimaj: Më pak shkresa dhe procedura burokratike me autoritetet tatimore

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me drejtues të administratës tatimore si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me drejtues të administratës tatimore si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit për të diskutuar çuarjen përpara të procesit të derregullimit.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se përmes derregullimit, synohet që të lehtësohen dhe thjeshtëzohen shërbimet e ofruara nga institucionet publike ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

“Qëllimi është i qartë, shkurtimi i kohës për marrjen e përgjigjes, më pak shkresa dhe më pak procedura burokratike me autoritetet tatimore”, tha ajo.

Rregulla të shumta për biznesin mund të pengojnë sipërmarrjen dhe të ulin investimet, prandaj derregullimi konsiderohet një reformë e rëndësishme për përmirësimin e klimës së investimeve dhe treguesit e Raportit ‘Doing business’.

Derregullimi i referohet ndryshimeve që përmirësojnë cilësinë rregullatore për të rritur performancën ekonomike, efektivitetin e kostos, apo cilësinë ligjore të rregullave dhe formaliteteve përkatëse institucionale.

Qëllimi i tij është të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve në marrëdhëniet me administratën, për të ulur në maksimum burokracinë sigurisht për t’i kursyer biznesit burime financiare dhe njerëzore.

(Marrë nga ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.