Meloni nis vizitën në Gjadër, shoqërohet nga Kryeministri Rama
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nisi vizitën në Gjadër ku janë ngritur strukturat akomoduese sipas marrëveshjes për migrantët.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nisi vizitën në Gjadër ku janë ngritur strukturat akomoduese sipas marrëveshjes për migrantët.
Meloni shoqërohet nga Kryeministri Edi Rama dhe së bashku kanë vizituar zonën e Gjadrit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit.
Rama dhe Meloni inspektuan punën në kampin e migrantëve ndërsa shoqërohen nga delegacionet përkatëse. Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet nga ministrat Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Niko Peleshi.
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të zhvillojnë më pas një konferencë për shtyp.
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nënshkruan më 6 nëntor 2023 në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një qendre për strehimin e migrantëve.
Sipas marrëveshjes qendra do të vendoset në Gjadër të Lezhës dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë personash.
Marrëveshja parashikon që të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, ndërsa pala italiane do të procedojë me kërkesat për azil.
Personat të cilëve nuk do t’u miratohet procedura e azilit do të riatdhesohen drejt vendeve të tyre, sipas marrëveshjeve dypalëshe që ka pala italiane me ato vende.
Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet.