Rama inspekton kantierin e rrugës Thumanë-Kashar, hapet më 30 qershor

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektuan punimet në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu.


Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektuan punimet në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu.

Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, i pari i kategorisë A të Bashkimit Europian, po punohet me tre turne për të bërë të mundur përfundimin në 30 qershor, duke i dhënë një frymëmarrje të shumëpritur qarkullimit në një pikë kritike që pret prej vitesh këtë zgjidhje europiane.

Në këtë kantier po punohet me 3 turne, janë angazhuar mbi 1 mijë punonjës dhe 12 asfaltshtruese, gjë e cila, sipas kryeministrit Rama siguron që çdo afat të arrihet.

Zëvendëskryeministrja Balluku informoi se gjatë qershorit lidhen kontratat për segmentet Kashar – Lekaj – Fier dhe Thumanë – Milot, si edhe hapet gara për segmentet Milot – Balldren dhe Balldren – Muriqan, të cilat plotësojnë krejt trupin e Korridorit Blu, si pjesë e unazës europiane të turizmit mesdhetar.

“Një zotim madhor i mbajtur, pasi u prit me të qeshura nënçmuese kur u shkrua në programin qeverisës të Partisë Socialiste”, deklaroi Balluku.

Balluku deklaroi se paralelisht me Korridorin Blu do të vijojnë financimet për realizimin e Korridorit VIII Durrës – Pogradec, ku do të realizohet edhe lidhja me rrjetin europian të transportit Lindje – Perëndim, duke përmbyllur skeletin e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë 2030, gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Për sa i përket segmentit Tiranë-Durrës, zëvendëskryeministrja informoi se të dy krahët zgjerohen me nga një korsi, plus korsinë e emergjencës.

Zv/kryeministrja bëri të ditur se pritet që deri në fund të vitit të hapet edhe gara ndërkombëtare për ndërtimin e bajpasit të Tiranës.

“Me nisjen e kantierit të bajpasit të Tiranës, kemi përfunduar infrastrukturën kritike që ka të bëjë me Unazën e Madhe që dorëzohet me të gjitha lotet e saj me 31 dhjetor 2024. Bëjmë të mundur dhe lidhjen e kësaj unaze me të gjitha autostradat nga jugu, lindja, veriu dhe perëndimi”, tha Balluku.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.