“Wanderlust in Albania” – Nga amfiteatri i Hadrianopolis tek Butrinti, udhëtim në sitet arkeologjike

Agjencia Kombëtare e Turizmit publikoin një album fotografik me imazhe e konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”.


Agjencia Kombëtare e Turizmit ndau në rrjetet sociale një album fotografik me imazhe të cilat u bënë pjesë e konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”.

AKT fton të zbulohet historia e lashtë e Shqipërisë përmes një udhëtimi nëpër sitet arkeologjike, vende magjepsëse për t’u parë e studiuar, të cilat evokojnë shndritjen e antikitetit deri në ditët tona.

Në njërën prej fotove dallohet amfiteatri i Hadrianopolis, një nga më të bukurit dhe më të vizituarit në vendin tonë. Ai gjendet gjatë zbritjes në luginën e Drinos, në fshatin Sofratikë të Gjirokastrës, rreth 300 m larg rrugës automobilistike Gjirokastër – Sarandë dhe fotografia është realizuar nga Matthew Janzen.

Parku Arkeologjik i Apolonisë, pas Dyrrahut, qyteti më i rëndësishëm ilir në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet, me të njëjtin emër për nder të Feb Apolonit lajmësit të Perëndive të Olimpit, vjen nga një foto e Eduart Gjonit.

E ngritur mbi një kodër në Mallakastër, Apolonia zotëronte tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Vjosë (Aoos) lidhej me detin Adriatik.

Një tjetër atraksion i rëndësishëm është Amfiteatri antik i Butrintit, në Sarandë, një nga monumentet e qytetit antik, ndërtimi i të cilit daton në shekullin e III para Krishtit. Ai u zbulua nga arkeologu italian, Luigi Maria Ugolini në vitet 1928-1930. Gjetja më e madhe e tij ishin një sërë shtatoresh, ndër to “Dea e Butrintit”, të cilat u zbuluan në skenën përballë teatrit. (Fotografia nga Ibo Pirjasi).

Dhe Parku Arkeologjik Bylis, që vjen përmes fotografisë së Ardian Fezollarit, apo qyteti antik i Bylisit, është më i denji i qytetërimit ilir. Teatri i Bylisit, i ndërtuar në fillim të shekullit të 3 para lindjes së Krishtit me një kapacitet 7500 vendësh, një nga veprat më të mëdha të kohës. Bylisi ndodhet në krahun e djathtë të rrugës Ballsh -Tepelenë, vetëm 35 km nga Fieri, dhe 1,5 km nga qendra e fshatit Hekal.

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…