Gonxhja: Thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit për zhvillim me Turqinë

Kuvendi diskutoi rreth marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillim me Turqinë dhe caktimin e statusit juridik dhe administrativ të TIKA.


Kuvendi diskutoi sot rreth marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillim me Turqinë dhe caktimin e statusit juridik dhe administrativ të zyrës në Shqipëri të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se marrëveshja e bashkëpunimit bazohet në kuadrin ekzistues të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe vullnetit për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për zhvillim, me qëllim progresin ekonomik e social.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, tha ai, palët do të bashkëpunojnë për zbatimin e projekteve dhe programeve, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm
ekonomik e social të Shqipërisë.

Fushat e paracaktuara të bashkëpunimit përfshijnë sektorët e bujqësisë, peshkimit dhe pylltarisë, mbrojtjen e mjedisit, agroindustrinë dhe sigurinë ushqimore, ujin dhe higjienizimin, zhvillimin rural dhe nxitjen e industrive cilësore, të mirëbazuara, përfshirëse dhe të qëndrueshme, shëndetësinë, mbështetjen për uljen e varfërisë, ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, mbështetjen për grupet vulnerabël, arsimin, kërkimin shkencor dhe promovimin e inovacionit e të teknologjisë, turizmin, bashkëpunimin në fushën detare dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale e administrative, qendrore e vendore.

Gonxhja tha se mbështetja teknike për palën shqiptare do të jepet në formën e transferimit të know-how, trajnimit të stafit, aktiviteteve konsultuese, sigurimit të pajisjeve, shërbimeve, teknologjive të reja, ndërsa asistenca financiare do të jepet në formën e granteve për mallra, materiale dhe pajisje të nevojshme për realizimin e projekteve apo shërbimeve të caktuara. Programet në kuadrin e kësaj ndihme duhet të kontribuojnë në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit dhe të jenë në përputhje me prioritetet dhe nevojat e popullsisë në Shqipëri.

Lidhur me statusin e zyrës përfaqësuese të bashkëpunimit turk në Shqipëri, sipas ministrit, TIKA-s i njihen përjashtimet, privilegjet dhe imunitetet, bazuar në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, lidhur me mjetet e transportit, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, llogaritë bankare, interesin dhe transferimin (remitancat), vizat dhe lejet e qëndrimit për zyrtarët dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë…