Felaj takim me Drejtorin Ekzekutiv Themelues t[ Fondit Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj, priti në takim Dr. Khalid Koser, Drejtori Ekzekutiv Themelues i Fondit Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (GCERF)


Nënkryetarja e Kuvendi, znj. Ermonela Felaj Valikaj, priti në takim Dr. Khalid Koser, Drejtori Ekzekutiv Themelues i Fondit Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (GCERF), në fushën e parandalimit të radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Në takim u diskutua për hapat pozitivë dhe rezultatet që ka shënuar Shqipëria, në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por dhe nevojën për të forcuar kapacitetet në kushtet dhe sfidat që sjellin zhvillimet dixhitale.

“Ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, radikalizmi janë prezent po aq sa luftrat në disa rajone të botës; ato shfaqen “online” dhe më shumë “offline”, prandaj angazhimi dhe rezistenca duhen rritur”, u shpreh znj. Felaj.

Në takim mori pjesë edhe znj.Lejdi Dervishi, Koordinatore Kombëtare për Ekstremizmin e Dhunshëm, pranë Ministrisë së Brendshme.

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.