Akademia e Sigurisë-SHBA, shkëmbim praktikash trajnimi për standardet e akreditimit

Një delegacion i Akademisë së Sigurisë, i kryesuar nga rektori, dr. Ilirjan Mandro, udhëtoi në Feniks, Arizona, ku mori pjesë në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (IADLEST)


Një delegacion i Akademisë së Sigurisë, i kryesuar nga rektori, dr. Ilirjan Mandro, udhëtoi në Feniks, Arizona, ku mori pjesë në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatimin e Ligjit (IADLEST) për vitin 2024.

Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije sot se vizita në SHBA u organizua nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP).

Shqipëria iu bashkua 25 delegacioneve ndërkombëtare dhe më shumë se 250 drejtorëve të Akademisë nga Shtetet e Bashkuara, për të shkëmbyer praktikat më të mira të trajnimit dhe për të ndarë mësimet mbi pedagogjinë, standardet e akreditimit, politikat, menaxhimin e trajnimit dhe teknologjitë në zhvillim.

“ICITAP dhe Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) mbështesin Policinë e Shtetit dhe Akademinë e Sigurisë në rrugëtimin e tyre rigoroz për të arritur trajnime dhe përsosmëri të standardeve me akreditimin IADLEST si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për sundimin e ligjit dhe reformës në drejtësi për zbatimin e ligjit në Shqipëri”, shprehet Ambasada amerikane në Tiranë.

(ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…