Hasani: Krenar për ambasadorët shqiptarë në portat ajrore të botës
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani solli sot shembullin e Albert Sulejmanit, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i cili prej vitesh punon në aeroportin e Frankfurtit.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani solli sot shembullin e Albert Sulejmanit, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i cili prej vitesh punon në aeroportin e Frankfurtit.
“Ky është Albert Sulejmani, bashkëkombasi ynë lindur e rritur në Maqedoninë e Veriut, babai i një vajze të vogël, i cili flet 7 gjuhë të huaja e që prej vitesh punon në aeroportin e Frankfurtit”, u shpreh Hasani, në një postim në rrjetet sociale.
“E takoj sa herë ndaloj tranzit në këtë aeroport, gjatë udhëtimeve të mia të punës. Me shqipen e tij të pastër, me mirësjelljen dhe kulturën e komunikimit, të bën të ndjehesh krenar për të gjithë ata djem e vajza kudo ku punojnë, duke u bërë ambasadorët shqiptarë në të gjitha portat ajrore të botës”, theksoi Hasani.