Hasani vizitë zyrtare në Suedi dhe Finlandë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nis nesër vizitat zyrtare në Suedi dhe Finlandë me ftesë të homologëve respektivë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nis nesër vizitat zyrtare në Suedi dhe Finlandë me ftesë të homologëve respektivë.

Në Stokholm, ministri Hasani do të pritet nga homologu suedez Tobias Billström, Kryetari i Parlamentit suedez Andreas Norlén dhe Ministrja për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessika Roswall.

Në një njoftim për shtyp, MEPJ bën të ditur se, gjatë qëndrimit dy ditor në Stokholm, Ministri Hasani do të ketë takime me grupe interesi dhe agjenci suedeze të fokusuara në drejtim të tregtisë dhe investimeve.

Suedia dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera dhe qëndrime sa i përket zgjerimit të BE-së, integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal, agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen ndaj kësaj të fundit, teksa duke filluar që nga marsi i këtij viti do të bashkëpunojnë ngushtë edhe si aleatë në NATO.

Sipas MEPJ-së, më 12 dhe 13 qershor 2024, Hasani do të qëndrojë në Finlandë, ku do të ketë takime me Presidentin Alexander Stubb, homologen Elina Valtonen, si dhe Ministrin për BE dhe Drejtimin e Pronësisë, Anders Adlercreutz.

Ai do të vizitojë Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride në Helsinki dhe do të takohet me grupin parlamentar të miqësisë Shqipëri – Finlandë.

Bashkëpunimi në sektorin e ekonomisë dhe turizmit, mbështetja e Finlandës ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, mbështetja për Ukrainën si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe kryesinë e OSBE-së për vitin 2025, janë disa prej temave që pritet të diskutohen gjatë takimeve të Ministrit Hasani.

(ATSH)

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…