Koçiu: Zgjerim i bashkëpunimit me Azerbajxhanin edhe në sektorin e shëndetësisë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në Baku në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në Baku në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan.
Koçiu në një postim në rrjetet sociale e cilësoi këtë mbledhje një moment historik për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona edhe në sektorin e shëndetësisë.
“Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit të bashkëkryesuar nga Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Parviz Shahbazov, ministër i Energjisë së Azerbajxhanit, duke shënuar një moment historik për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona edhe në sektorin e shëndetësisë”, shkruan Koçiu.
Ministrja Koçiu theksoi se “në mbledhje shkëmbyem mendime mbi prioritetet e agjendës së partneritetit tonë dhe fushat me potencial të madh për bashkëpunim në fushën e sëmundjeve jo të transmetueshme dhe promovimi i stilit të jetesës së shëndetshme; shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira për shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale, veçanërisht për grupet vulnerabël si dhe vendosjen e marrëdhënieve midis institucioneve tona të edukimit shëndetësor”.
Gjatë kësaj mbledhje pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu sot në detaje çfarë duhet të bëjnë në të ardhmen, në fushat e interesit të përbashkët, siç është energjia, ekonomia, bujqësia, kultura, arsimi, shëndetësia etj.
(ATSH)