Manastirliu: Shqipëri-Azerbajxhan, mundësi të reja bashkëpunimi në arsim
Në takimin e Komitetit të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot në Baku, ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Në takimin e Komitetit të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot në Baku, ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Manastirliu në një postim në rrjetet sociale tha se gjatë kësaj mbledhje u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe kolegë ministra, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të zhvillimit ekonomik, si në fushën e energjisë, transportit, arsimit, bujqësisë, shëndetësisë, turizmit për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve tona”, shkruan Manastirliu.
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit pjesëmarrësit biseduan për fusha interesi të përbashkëta, siç është energjia, ekonomia, bujqësia, kultura, arsimi, shëndetësia dhe fusha të tjera, të cilat kanë të bëjnë me inovacionin dhe digjitalizimin.
(ATSH)