Kumbaro: Turizmi dhe promovimi i Shqipërisë në tregun e Azerbajxhanit, projekte të përbashkëta
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në Baku, në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në Baku, në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan.
Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro ndau momente nga mbledhja e këtij komiteti, ku u diskutua mbi fushat e bashkëpunimit mes të dy vendeve nga energjia, tek arsimi, kultura dhe inovacioni.
“Së bashku me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe kolegë ministra, në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ku natyrisht turizmi dhe promovimi i Shqipërisë në tregun azer zë një vend kryesor në projektet tona”, theksoi Kumbaro.
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Shqipëri – Azerbajxhan u diskutua për mundësinë e pjesëmarrjes së kompanive të dy vendeve në projekte të energjisë së rinovueshme si dhe mbi konkretizimin e projekteve mes dy vendeve, si projekti pilot për gazifikimin e Korçës dhe terminali i rigazifikimit në Gjirin e Vlorës.
Me krijimin e këtij Komiteti një vit më parë Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë hapur një kapitull të ri bashkëpunimi.
(ATSH)