Shqipëria, emigrantët dhe BE

Ndërsa procesi i votimit në vendet e BE edhe pak i afrohet fundit, pak ditë më parë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni kreu një vizitë të rëndësishme në Shqipëri


Nga Aladin Stafa

Ndërsa procesi i votimit në vendet e BE edhe pak i afrohet fundit, pak ditë më parë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni kreu një vizitë të rëndësishme në Shqipëri. Një vizitë blic u quajt ajo nga mediat perëndimore, pikërisht në kampet e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër. Ndonëse këto dy ngjarje duken se nuk kanë përputhshmëri mes tyre, na duhet të kujtojmë se një prej flamujve kryesore të kandidatëve europianë gjatë fushatës parazgjedhore ishte pikërisht tema e emigrantëve. Siguria dhe menaxhimi i tyre deri në pajisjen me dokumente të rregullta duke ju referuar me përpikmëri Rregullores së Dublinit dhe pikave ligjore që lidhen me të drejtat e njeriut.

Prognoza na tregoi se kahu radikal i djathtë në Evropë është në ngjitje. Që këtej del qartë se priten ndryshime në politikat e jashtme të vendeve përkatëse. Ndaj dhe ulja e fluksit të emigrantëve dhe refuzimi në masë ndaj tyre do të jetë me siguri një projekt -plan afatshkurtër i tyre tashmë. Duke parë këtë panoramë të Europës në këtë këndvështrim, bashkë me Melonin e cila duket se për nga statura po konsiderohet si një ´Merkel´ e dytë, liderët e vendeve të BE-së po përpiqen të ruajnë shoqëritë e tyre nga e ashtëquajtura mësymja e të huajve. A do të mundnin ata?

Por ndërkohë a duket se historia po përsëritet sërish me aktorë të njëjtë dhe skenarë të ndryshëm?

Duhet të rikujtojme se kohë më parë ishin evropianët ata, të cilët si të huaj mësynë drejt vendeve të tjera. Sidomos drejt atyre afrikane. Për t‘i kolonizuar apo dhe për t’i shfrytëzuar ato. Pa i lënë asnjë dritare zhvillimi.

E ndaj sot për këtë arsye pasojave dhe përgjegjësive u ka ardhur koha t‘u jepet një përgjigje.

Por çfarë roli ka Shqipëria në gjithë këtë fluks zhvillimesh? Ku qëndron ajo mes përplasjes së dy botëve? Dy kontinenteve apo dhe qytetërimeve?

A do të jetë e mundur ajo që edhe këtë ‘detyrë´ të Europës dhe teknicienëve të saj ta kryejë me sukses?

Që nga periudha e mbretit Zog, Italia kurrë nuk ka qenë kaq pranë politikisht me Shqipërinë. Dhe kjo jo pa arsye.

Rrugëtimi ynë me ulje-ngritje në marrëdhëniet me të dhe sidomos izolimi nga perëndimi gjatë periudhës së komunizmit na preu cdo marrëdhënie bashkëpunimi. Pakti i bërë nga kryeministri Edi Rama i kalon kufijtë e politikës së brendshme, zhurmës së krijuar në media, komenteve herë të cekëta e herë dashakeqe kundrejt kësaj ‘martese’ duke i shkuar si një mesazh nën rreshta forcërisht burokratëve europianë se Shqipëria, po se po, është e gatshme tashmë të rreshtohet pranë tyre.

Të pranohet prej tyre, të jetë në një rresht me ta. Për të ndjekur ato politika, të njëjtat. Në mendësi e pikëpamje.

Marrëveshja e emigrantëve, mediatikisht në perëndim është një lajm që la pas, padyshim një jehonë pozitive, ku dhe vetë Gjermania e cila po has probleme me menaxhimin e emigrantëve doli hapur nëpërmjet ministrit të saj të brendshëm duke deklaruar se kjo marrëveshje jo vetëm që është lehtësuese për Italinë por mbi të gjitha për vetë BE-në. Ndaj kjo është një arsye më shumë pse ky model duhet të merret edhe si shembull për rastet në vijim.

Ashtu sikurse Shqipëria ka kërkuar dhe kërkon gjithmonë ndihmë dhe asistencë nga ndërkombëtarët në lidhje me cështjet e sigurisë, ato kibernetike dhe ekonomike gjithashtu, në të njëjtën kohë nuk do të ishte e udhës për t’i thënë jo këtij rasti bashkëpunimi. Duke dhënë në këtë mënyrë sadopak kontributin e saj në një cështje që jo vetëm e kemi vuajtur vetë si popull por që në të ardhmen do të vazhdojë të na prekë, nisur edhe nga pozicioni gjeografik ku ndodhemi duke qenë se jemi si një territor kyc mes Lindjes e Perëndimit.

Me një botë që dita-ditës po globalizohet dhe kulturat nacionaliste teorikisht po zhvlerësohen është e pamundur që lëvizjet demografike të ndalohen, andaj nuk mbetet tjetër opsion vec bashkëpunimit në mbarëvajtjen e tyre

Njeriu ka qenë gjithmonë një qenie e lirë, e aftë t’i përshtatet cdo situate dhe në kërkim të progesit. Nëse kushtet e vendeve nga ku emigrantët vijnë nuk mund t’i ofrojnë standartet minimale jetike, ata kanë të gjithe të drejtën e botës, morale dhe ligjore të largohen prej vendit të tyre. Në dukje ngjan si një ´mësymje´ drejt perëndimit por në të vërtetë është thjesht një britmë agonie e dëshpërimi, me të vetmin kusht; integrimin sa më shpejt në vendet respektive.

(Top Channel)

Lexo më shumë nga

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…