Investimet e huaja në nivelin më të lartë historik

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën vlerën e 354 milionë eurove


Investimet e huaja direkte kanë vijuar rritjen edhe këtë vit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën vlerën e 354 milionë eurove, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e huaja janë rritur me 15.3 %.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, e hidrokarbureve, në masën 13%, e energjetikes, në masën 5%, si dhe komunikacionit, në masën 5%.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte shënuan vlerën e 1.49 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë. (ATSH)

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.