Wisner në shkollën “Holberton”: Po trajnon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të IT

I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua me studentë, ish-studentë dhe drejtues të shkollës së shkencave kompjuterike “Holberton”


I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane, David Wisner, u takua me studentë, ish-studentë dhe drejtues të shkollës së shkencave kompjuterike “Holberton” për të parë nga afër se si shkolla po trajnon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të IT dhe po kontribuon në ekosistemin e Shqipërisë për zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Shkolla e trajnimit për edukimin IT, e themeluar në Silicon Valley, hapi kampusin e saj në Shqipëri dy vjet më parë dhe po pajis të rinjtë shqiptarë me aftësi të kërkuara nga një mjedis biznesi që ndryshon me shpejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada bën të ditur se Wisner u informua se studentët e “Holberton” punësohen plotësisht pas diplomimit, si një shembull i shkëlqyer se si kompanitë amerikane po ndihmojnë në zgjerimin e mundësive të biznesit në Shqipëri, duke mundësuar punë me pagesë më të lartë për të rinjtë shqiptarë dhe duke kontribuar në kthimin e profesionistëve në vend.

“Presim me kënaqësi të punojmë me “Holberton” dhe kompani të tjera amerikane për të mbështetur tranzicionin ekonomik të Shqipërisë në teknologji”, thuhet në postimin e ambasadës.

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…