Hasani: Suedia, avokate e fortë për zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me homologun e tij, Tobias Billström, gjatë vizitës në Suedi


Suedia dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera dhe qëndrime sa i përket zgjerimit të BE, integrimit të Ballkanit Perendimor dhe bashkëpunimit rajonal, agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen ndaj kësaj të fundit, teksa duke filluar që nga marsi i këtij viti bashkëpunojnë ngushtë edhe si aleatë në NATO.

Këto ishin mesazhet e përcjella gjatë takimit që ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pati me homologun e tij, Tobias Billström, gjatë vizitës në Suedi.

Dy ministrat diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve si dhe mundësitë dhe mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit, duke u fokusuar kryesisht në aspektin e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.

Duke u ndalur në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ministrat Hasani dhe Billström, nënvizuan nevojën që NATO dhe Bashkimi Evropian të mbajnë fokusin në rajon, të parandalojnë ndikimin e aktorëve të tretë dhe përballjen me dizinformimin dhe sulmet hibride.

Gjatë qëndrimit dyditor në Stokholm, Hasani u takua dhe me deputetët e parlamentit suedez me origjinë shqiptarë, Adnan Dibrani, Alba Kokalari dhe Aida Birinxhiku. Kryediplomati shqiptari uroi deputetët Dibrani e Kokalari për zgjedhjet e tyre në Parlamentin Evropian.

Hasani u prit gjithashtu nga kryetari i parlamentit, Andreas Norlen, Ministrja për Çështje të Bashkimit Evropian, Jessika Roswall dhe grupi parlamentar i miqësisë për Ballkanin Perëndimor.

Në mbyllje të vizitës në Suedi, Hasani zhvilloi një vizitë në kompaninë e telekomunikacionit “Ericsson”, e krijuar në vitin 1876.

Hasani u ndal në rëndësinë e dixhitalizimit dhe bashkëpunimin e Shqipërisë me kompanitë prestigjoze evropiane në këtë sektor. Ai theksoi se kombet me të njëjtin mendim duhet të përshpejtojnë zhvillimin dhe adoptimin e teknologjisë për të siguruar një të ardhme konkurruese për të gjithë.

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…