Spiropali takim me ministrin austriak: Thellim i bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u takua në Berlin me ministrin Federal për Punën dhe Ekonominë të Austrisë, Martin Kocher.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës (URC2024) në Berlin, u takua me ministrin Federal për Punën dhe Ekonominë të Austrisë, Martin Kocher.

Spiropali tha se gjatë takimit biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e në fusha të tjera me interes të ndërsjelltë.

“Në vijim i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë gjatë procesit të reformimit të vendit tonë, për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Spiropali në fjalën e saj në konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës (URC2024) në Berlin theksoi se “që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, Shqipëria ka kontribuar në mbështetje për Ukrainën me automjete, municione, armatime dhe stërvitje për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Përpos ndihmës së deritanishme, qeveria shqiptare mbetet e gatshme të kontribuojë në projektet e rimëkëmbjes së pasluftës për të ndihmuar ekonominë e Ukrainës, në koordinim me organizatat, aleatët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Procedurat e prokurimeve publikohen online në kohë reale

Secili përdorues tani mund të informohet më thjesht mbi procedurat e organit qendror blerës, OBP.