Begaj ndjek paradën ushtarake në Prishtinë për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Prishtinë për festimet e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ndoqi sot paradën e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë paradës, nën tingujt e marshit ushtarak, Forca e Sigurisë së Kosovës demonstroi përmes kuadrateve të parakalimit kapacitetet në regjimentet dhe komandat përkatëse, të cilat, edhe me ndihmën e trajnimeve ndërkombëtare të NATO-s, kanë arritur standarde të larta.
Pjesë e paradës ishin dhe njësitë e Policisë së Kosovës, të trajnuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend, si dhe në luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme.