Sejko: Investimet në turizëm, 350 milionë euro në 2023

Turizmi është kthyer në motor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, duke sjellë jo vetëm të ardhura direkte, por edhe indirekte.


Turizmi është kthyer në motor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, duke sjellë jo vetëm të ardhura direkte, por edhe indirekte.

Në fjalën e mbajtur me rastin e prezantimit të Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës me anë të aplikacionit TEA 2.0, që u zhvillua sot në Tiranë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se, “progresi i bërë në fushën e turizmit është i dukshëm. Gjatë vitit 2023, numri i turistëve u rrit në 10.1 milionë, ndërsa të ardhurat e siguruara prej tyre arritën në 4.2 miliardë euro”.

Duke iu referuar të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Guvernatori vuri në dukje se, Shqipëria ishte vendi i katërt në botë për ritmin e rritjes së turizmit gjatë vitit 2023, trend që vijon edhe gjatë 2024-ës.

“Sot, të ardhurat nga turizmi janë rreth nivelit 20% të PBB-së, duke e shndërruar Shqipërinë në një nga destinacionet turistike më të preferuara në rajon, duke e renditur përkrah Kroacisë dhe Greqisë. Teksa zhvillimi i vrullshëm i këtij sektori ka sjellë një përmirësim cilësor të bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë, duke u pasqyruar në përmirësimin e renditjes së rrezikut të borxhit sovran nga agjencitë e huaja gjatë vitit 2023, nga niveli B+ në nivelin BB- sipas Standard & Poor’s”, u shpreh Sejko.

Guvernatori theksoi se, nga ana tjetër, rritja e vizitorëve të huaj ka sjellë dhe përmirësimin e imazhit të vendit në sytë e investitorëve të huaj.

“Shqipëria po përjeton një interes në rritje për investime në sektorin e banesave rezidenciale gjatë viteve të fundit, dhe kryesisht në zonat bregdetare. Vetëm për vitin 2023, ky investim arriti në nivelin e 350 milionë eurove. Treguesit pozitivë, kanë kontribuar direkt në rritjen me 3.44% të ekonomisë shqiptare gjatë vitit, në rënien e papunësisë në nivelet minimale historike, prej 10.7%, si dhe në rritjen me 14% të pagave në sektorin privat. Paralelisht me të, gjatë vitit të shkuar, Shqipëria shënoi dhe një rekord historik të investimeve të huaja direkte, në nivelin 1.5 miliardë euro, dhe një rritje me 11.3% të remitancave, duke arritur në nivelin 930 milionë eurove”, deklaroi Guvernatori.

Sejko shprehu angazhimin e BSH-së për ndjekjen e politikave të kalibruara, në ruajtje të stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, dëshmi e të cilave, siç u shpreh ai, “është niveli i sotëm i inflacionit, që ka zbritur në 2.2% në muajin maj 2024”.

“Sektori bankar ka dhënë kontributin e vet në mbështetje të zhvillimit të turizmit, nëpërmjet rritjes së financimit për sektorin, digjitalizimit të vazhdueshëm të proceseve dhe produkteve të tij. Turizmi do të vijojë të jetë një pjesë integrale e rrugës së vendit drejt progresit. Zhvillimi i mjeteve të reja për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve turistike nga njëra anë dhe për të promovuar bizneset lokale, nga ana tjetër, është një domosdoshmëri. Këto qëllime i përmbush më së miri aplikacioni TEA. I thjeshtë në përdorim dhe i pasur në informacion, ai ndihmon turistët e vizitorët të kenë një eksperiencë më të plotë e të larmishme, ndërsa rrit fizibilitetin e bizneseve shqiptare”, tha Sejko. (Marrë nga ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…