Duka për median italiane: Do të jemi të lumtur nëse kalojmë në fazën e 1/16

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane TvPlay.


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane TvPlay, ku ka folur për kualifikimin e ekipit Kombëtar në finalet e Euro 2024, skuadrën kuqezi, teksa është ndalur edhe te dy nga futbollistët e Kombëtares, Nedim Bajram dhe Armando Broja.

Ndër të tjera, Presidenti Duka ka komentuar edhe përballjen e veçantë me Italinë dhe shpreson që Shqipëria dhe axurrët do të kalojnë së bashku në fazën e 1/16-ve.

EURO 2024” – Për ne është krenari të jemi në EURO 2024 për këtë event madhor. Do të përballemi me tre ekipe shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve. Objektivi ynë? – Do jemi të lumtur nëse do të kualifikohemi në fazën e 1/16-ve.

Në 2015 jemi përballur me Italinë në një miqësore në Xhenova dhe tifozët tanë kanë kënduar himnin shqiptar dhe atë italian. Kemi shumë respekt për Italinë. Shpresojmë që të kalojmë si ne edhe Italia në fazën e 1/16-ve.

Forca jonë është kolektivi –  Cili është “ylli i ekipit”? – Në fakt forca jonë është kolektivi, sepse e gjithë skuadra është e bashkuar, të gjithë bashkë për qëllimet tona.

Bajrami? – Sigurisht që është një lojtar i mirë, me cilësi të shkëlqyera teknike. Por ne i llogarisim të gjithë, sepse futbolli është një sport kolektiv. A po e sponsorizoj Brojën te Milan? – Nëse ai bëhet pjesë e Serisë A do të isha i lumtur, por në këto momente, askush nuk po mendon për merkaton.

Një parashikim për ndeshjen Itali – Shqipëri?-  Fitojmë ne me rezultatin 1-0. Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve. E ardhmja e Silvinjos? – Me siguri, pas Europianit do të jetë sërish me ne.

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…