Balla-Zveçla: Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin lirshëm në 20 vendkalime kufitare
Nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, ka nisur sot zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit, në 20 pikat e veçanta të kalimit kufitar
Nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, ka nisur sot zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit, në 20 pikat e veçanta të kalimit kufitar.
Në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë e Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.
Dy ministrat e Brendshëm Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla ishin në PKK Morinë, për të parë nga afër procesin e lehtësuar.
Ministri Balla tha se gjithçka është në shërbim të qytetarëve.
“Dy vende, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në dobi të qytetarëve të vet, qofshin ata qytetarë të Kukësit, Hasit apo të Tropojës, qofshin ata të Prizrenit kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në 20 vendkalime kufitare, edhe aty ku nuk ka rrugë se disa prej tyre janë thjesht kalime normale”, shtoi ai.
Balla informoi se për pajisjen me lejekalimi qytetarët mund të aplikojnë në e-Albania.
“Kemi vendosur shenjat, kemi vendosur tabelat dhe brenda 30 km nuk ka nevojë më për asgjë. Pajisjen me lejet e kalimit, ne e kemi përmes e-Albania, Kosova përmes sistemit tuaj dhe gjithçka në rregull. Ja ku i keni të gjitha pikat e kalimit, pra nuk ka nevojë që banorët nga Tropoja, Kukësi apo Hasi apo nga pjesa tjetër e kufirit të vijnë për në Morinë apo në Vërmicë. Tani kanë pikat e tyre të kalimit, pranë banesave të tyre, pranë fshatrave të tyre dhe nuk kanë nevojë as për pasaportë, as për kartë identiteti, as për gjë”, deklaroi për mediat Balla.
Ministri Sveçla pohoi se 25 vjet nga dita e çlirimit të Kosovës po ecet me hapa të shpejtë, që mos ketë kufij mes shqiptarëve.
“Nga sot shtetasit e dy vendeve do të kalojnë pa asnjë farë kontrolli, pas asnjë farë ndalese në këtë pikë kufitare si tha edhe ministri, miku im Taulanti, edhe në 20 pikë kalime kufitare për zonat e banuara apo për brezin kufitar 30 km në anën e Shqipërisë dhe 30 km në anën e Kosovës”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës.
Pika e Morinës do të jetë pikë kontrolli vetëm për shtetasit e vendeve të treta, për shtetasit e Shqipërisë, për shtetasit e Kosovës do të mund të kalojnë në çdo kohë pa ndalesë. (Marrë nga ATSH)
🚓🚘🚗🚖🚐Sot filloi zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndësa në PKK Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit🇦🇱🫶🏻🇽🇰
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱Posted by Taulant Balla on Wednesday, June 12, 2024