25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Begaj: Përvjetor i shenjtë për shqiptarët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në nderim të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në nderim të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Në fjalimin e tij, Begaj tha se, ky është përvjetor i shenjtë për shqiptarët.

“Përulemi me nderim para martirëve dhe figurave të shquara. Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë, simbolin e rezistencës paqësore. Sot nderojmë Adem Demaçin, veprimtarin qëndrestar të çështjes kombëtare. Sot përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur”, theksoi Begaj.

Presidenti Begaj u shpreh se, luftëtarët e UÇK-së i falën jetën Kosovës së lirë e të pavarur.

“Kosova nuk ishte vetëm. Qindra vëllezër nga Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut e Diaspora iu bashkuan luftës. Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e shtëpive për vëllezërit e motrat e dëbuar nga spastrimi etnik e gjenocidi i Millosheviçit”, nënvizoi Begaj

“Kosova nuk ishte vetëm! SHBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja dhe NATO ishin mbështetësit e fuqishëm të kauzës së saj. Ndërhyrja e tyre ndaloi spastrimin etnik, gjenocidin, dhe i dha të drejtë popullit që kërkonte lirinë. Ndërkombëtarët ishin hartuesit dhe zbatuesit e projektit të shtet formimit të Kosovës”, tha Begaj.

Begaj u shpreh se, Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete, një komb, një gjak, një gjuhë, një ëndërr dhe aspiratë e madhe.

“Shqiptarët kanë nevojë për të ruajtur dhe forcuar kohezionin kombëtar dhe socio-kulturor edhe sot. Në sfidat e kohërave, epokave dhe padrejtësive, shqiptarët e kanë të pacenueshëm shqiptarizmin. Kemi nevojë më shumë se kurrë për manifest krenarie kombëtare”, theksoi Begaj.

Kreu i Shtetit nënvizoi se, Serbia dhe aleatët e saj kanë bërë një fushatë keqdashëse për të njollosur luftën për çlirimin e Kosovës.

“Nuk lejojmë të vendoset barazimi mes krimit të programuar serb dhe luftës për dinjitet e mbijetesë të shqiptarëve në Kosovë. Nuk lejojmë që krimi të shfaqet si virtyt, kur miqtë tanë ndërkombëtarë janë për bashkëjetesën shqiptaro-serbe”, tha Begaj.

Ai shtoi se, kemi përgjegjësi për të ruajtur dhe forcuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin

“Aspiratat për integrimin Euroatlantik të faktorit shqiptar janë më të forta se kurrë. Do të punojmë fort për këtë objektiv. Shteti shqiptar e ndjen detyrë dhe mision të mbështesë çdo përpjekje të institucioneve të Kosovës. Shqipëria do të punojë për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet për të zgjeruar numrin e njohjeve. Shqipëria do të punojë për të zbuluar të gjithë të vërtetën, ende të panjohur, të krimeve dhe gjenocidit në Kosovë”, tha Begaj.

“Kosova nuk është vetëm. Kosova nuk do të jetë vetëm. Çdo betejë juaja, është beteja jonë. Çdo sukses juaji, është sukses i gjithë shqiptarisë”, theksoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Gëzuar ditën e çlirimit, Kosovë! Fjala ime në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

Gëzuar ditën e çlirimit, Kosovë!

Fjala ime në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

Posted by Bajram Begaj on Wednesday, June 12, 2024

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…