Intensifikim i ndërveprimit me EUROPOL në përballjen me krimin e organizuar

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me Jean-Philipe Lecouffe, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Europol-it.


Policia e Shtetit dhe Europol bien dakord për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve, në kuadër të përballjes me krimin e organizuar

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me Jean-Philipe Lecouffe, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Europol-it.

Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi shumë i mirë mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, si dhe u ra dakord për rritjen e shkëmbimeve në ndihmë të përpjekjes së përbashkët për goditjen e krimit të organizuar.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku e falënderoi drejtuesin e Europol-in për kontributin e dhënë në disa operacione të përbashkëta, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka për Shqipërinë vazhdimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i ndërveprimit mes agjencive të zbatimit të ligjit.

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Europol-it vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit dhe angazhimin për të dhënë një kontribut me vlerë në goditjen e krimit të organizuar.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.