Kurti pret në takim Begajn: Kosova përjetë falënderuese ndaj Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 25-vjetorin të ditës së Çlirimit të Kosovës, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 25-vjetorin të ditës së Çlirimit të Kosovës, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e ka falënderuar për kontributin e Shqipërisë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Gjatë takimit me të parin e shtetit shqiptar, Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është përjetë falënderuese për kontributin e Shqipërisë.
Ndërsa, presidenti Begaj ka shtuar se para 25 viteve është vënë në vend padrejtësia shekullore që është mundësuar me gjakun dhe sakrificën e heronjve të UÇK-së.
Begaj gjithashtu përgëzoi Kosovën për gjithçka që ka bërë deri me tani dhe për atë që do të bëjë në të ardhmen, për pasur një popull me mirëqenie dhe prosperitet. /KosovaPress/