Inovacioni, standardet, digjitalizimi dhe kontributi në zhvillimin ekonomik dhe botëror

Inovacioni në Shqipëri është një fushë e rëndësishme për zhvillimin e teknologjisë dhe biznesit në vend


Inovacioni në Shqipëri është një fushë e rëndësishme për zhvillimin e teknologjisë dhe biznesit në vend, por të dhënat e Indeksit Global të Inovacionit për vitin 2023” publikuar nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vendin e 83-të mes 132 vendeve. Ndërkohë performanca e Shqipërisë në shërbimet online zë vendin e 22-të, duke e bërë atë ndër vendet e para në botë. Sa ka ndikuar inovacioni, digjitalizimi, patentimi i shpikjeve dhe start-up-et në zhvillimin ekonomik të vendit, por dhe shoqëror të tij?

Dr. Enriko Ceko në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) analizon këto zhvillime për Shqipërinë, rajonin dhe më gjerë

CMG: Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2023 i publikuar së fundmi nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vend të 83 mes 132 vendeve, ndonëse ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2022. Flasim konkretisht për këtë indeks dhe këto rezultate

Dr. Enriko Ceko:Së pari ju falenderoj për mundësinë për të folur për këtë temë së cilës i kam kushtuar 10 artikuj të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit të indeksuara sepse është periudha kur e gjithë bota është duke kaluar nga revolucioni i katërt industrial tek revolucioni i pestë, i cili nuk mund të kuptohet pa krijueshmërinë, inovacionin dhe standardet. Këto elementë krijueshmëria, inovacioni dhe standardet kanë një lidhje shumë të fuqishme midis tyre, një lidhje e vërtetuar shkencërisht

CMG: E përdorni saktë terminologjinë në shqip, sepse krijueshmëria është kreativiteti, që si term përdoret shpesh

Dr. Enriko Ceko: Në një artikull të publikuar vitin që kaloi në një revistë ndërkombëtare të rankuar shumë mire kam shkruar për një lidhje të vërtetuar shkencërisht midis krijueshmërisë, inovacionit dhe standardeve. Duhet të theksojmë se po shkojmë drejt digjitalizimit të proceseve, drejt ekonomisë së gjelbër, e cila duhet të jetë miqësore me mjedisin, duke thelluar bazat e mjedisit të qëndrueshëm pa dëmtuar interesat e brezave që vijnë, por të gjithë duhet të kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por dhe social, kulturor, politik

CMG: Rikthehemi te Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2023dhe të dhënat e tij për Shqipërinë

Dr. Enriko Ceko: Orgaizata Globale që publikon të dhënat për Inovacionin kur i përgatit ato, grumbullon të dhëna për disa elemente, të cilat përbëjnë atë që i themi inovacion. Në përgjithësi vendet si Shqipëria bëjnë përpjekje që këto elemente që përbëjnë inovacionin t’i zhvillojnë, të investojnë në to dhe t’i bëjnë më të qëndrueshme.

Nëse do të bëjmë një krahasim dhe me vende të tjera të Ballkanit, Serbia paraqitet mire në disa elemente të inovacionit, po ashtu dhe Shqipëria është mire në disa elemente të tjera të inovacionit

CMG: Serbia, si ekonomia më inovative në rajonin tone është pozicionuar nga Indeksi në vendin e 53-të, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut në vendin e 54-të, Mali i Zi në vendin e 75-të, Bosnje Hercegovina në vendin e 77-të dhe Shqipëria në vendin e 83-të. Komenti juaj

Dr. Enriko Ceko: Këto vende paraqiten më mire në Indeks sepse kanë një bashkëpunim më të mire midis ndërmarrjeve dhe universiteteve, ndërsa ne kemi një specifikë tjetër që ka patur një prioritet të madh sektori publik

CMG: Renditje të mirë Shqipëria ka sa i takon infrastrukturës, duke u renditur e 53-a në botë. Këtu spikat ofrimi i shërbimeve online, përmes platformës e-Albania, ku Shqipëria renditet e 22-a në botë. Cilat janë sfidat që e presin sipërmarrjen shqiptare në fushën e inovacionit ?

Dr. Enriko Ceko: Kur flasim për infrastrukturë në këtë rast nuk duhet të kuptojmë investimet në rrugë apo spitale, por bëhet fjalë për një lloj tjetër që lidhet me infrastrukturën digjitale, si dhe një pjesë e mire e shërbimeve që ofrohen nga sektori publik. Kemi për shembull e-Albania që aktualisht ofron mbi 1200 shërbime. Është një ndër portalet më të vlerësuar dhe më të suksesshëm në ofrimin e shërbimeve publike. Nëse do të shtohen dhe nënshërbime të reja në këtë portal do të thotë se Shqipëria fiton 7 ose 8 vende të tjera në indeksim.

CMG: Me këtë portal është lehtësuar ndjeshëm jeta e qytetarëve dhe bizneseve.

Dr. Enriko Ceko: Cilët janë agjentët ekonomikë që funksionojnë në një territor? Është individi, familja, biznesi dhe qeveria. Këta të katërt funksionojnë në një ekonomi dhe secili ka rolin e vet. Në mënyrë që ekonomia të funksionojë sidomos në periudhën digjitale, duhen portale të tilla që garantojnë mirëfunksionimin e të gjitha proceseve

CMG: Në Indeksin Global të Inovacionit për vitin 2023 theksohej se duhet punuar më shumë në drejtim të sipërmarrjes. Opinioni juaj për këtë

Dr. Enriko Ceko:Ky element mund të bëjë revolucion në krijueshmëri, inovacion dhe standarde sepse ndërmarrjet shqiptare janë të vogla dhe produktiviteti i tyre është i vogël dhe nuk kanë shumë mundësi nga fitimet të ruajnë para për inovacion.

CMG: Nga përvoja e vendeve më të zhvilluara në inovacion duket se inovacioni dhe digjitalizimi të bëhen në turizëm. Tani që për Shqipërinë turizmi është bërë një nga fushat më të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit dhe promovimin ndërkombëtar, si mund të realizohet ky inovacion?

Dr. Enriko Ceko: Gjatë periudhës së pandemisë po punoja për librin “Menaxhimi në hoteleri-turizëm”, të cilin e publikova në vitin 2019, vura re se vende që kishin probleme me thithjen e turistëve krijuan aplikacione që edhe pse ndodheshe brenda shtëpisë me 1 euro klikoje dhe të dukej se kishe vizituar atë vend.

CMG: Bëhet fjalë për një vizitë virtuale

Dr. Enriko Ceko: Po. Nëse doje të vizitoje një muze me një euro krikoje dhe vizitoje muze të mrekullueshëm kudo në botë. Subjektet që i vendosën këto aplikacione brenda një periudhe 6 mujore fituan miliona euro, sepse shumë njerëz i përdorën ato.

CMG: Një shembull i mire në fushënn e turizmit është në Shqipëri aplikacioni TEA, që për turistët e huaj por jo vetëm është një orientim mjaft i mire për stacione turistike, hotele, bujtina, restorante, festivale të ndryshme.

Dr. Enriko Ceko: Mora pjesë në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga Institute kanadez i Teknologjisë ku ishin të ftuar pjesëmarrës nga 26 vende të botës. Më bëri përshtypje një përfaqësuese universitare nga Çekia, e cila më pyeti për një aplikacion autobusësh për të vizituar malin e Dajtit. Unë nga dritarja e sallës së konferencës i tregova autobusin e asaj linje, pasi nuk ka një aplikacion për këtë. Por kam dijeni se Bashkia e Tiranës është duke punuar me disa grupe të rinjsh që po krijojnë start-up për modele aplikacionesh për transportin. Ky është elementi që na ka munguar në aspektin e inovacionit.

Start-up-et janë dëshira për të bërë biznes dhe përqafohen nga të rinjtë që nuk kanë mundësi financiare, por kanë ide. Po zhvillohet një konkurs start-up-esh dhe finalja do të organizohet javën e ardhëshme tek Amfiteatri i Liqenit Artificial të Tiranës ku 4 ose 5 grupe të rinjsh do të marrin çmime dhe këto çmime do të përdoren për të financuar idetë e tyre.

Dy djem shqiptarë kanë bërë një makinë të vogël që punon me bateri diellore për të korrur barin dhe makina do t’u ofrohet vilave, apo agroturizmeve. Ata nuk e kanë shpikur makinën, por është një model shumë here më i mire krahasuar me modelet e tjera që ekzistojnë në botë.

CMG: Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka bërë të ditur se në Shqipëri në pesë vitet e fundit janë bërë 85 aplikime për patentë kombëtare të fushës mekanike/inxhinierike; kimike/metalurgjike; elektronike/elektroteknike; teknologji dixhitale; farmaceutike etj. Këto patenta dhe standardet ISO në çfarë niveli janë në Shqipëri?

Dr. Enriko Ceko: Përse bëhet regjistrimi i patentave? Është që idenë që ti ke nëse vihet në zbatim të përfitosh diçka duke e shitur, duke e dhënë me qira, por më vonë mund ta modifikosh dhe ta zhvillosh më tej. Kurt hemi inovacion nuk do të thotë patjetër produkt i ri apo shërbim i ri, por dhe një produkt i vjetër apo shërbim vjen i rinovuar në një formë tjetër. Kur flasim për inovacion do të thotë procese, procedura, mënyra të qasjes ndaj klientëve, rregullimi i ambjentit të punës, pra ka shumë gjëra që lidhen me inovacionin dhe nuk është thjesht një produkt i ri. Ky është koncepti për të cilin ne duhet të investojmë.


CMG: Indeksi Global i Inovacionit zbulon ekonomitë më inovative në botë, mat performancën e ekosistemeve, tendencat e reja të inovacionit dhe përparimin teknologjik në 132 ekonomi të botës. Cilat janë ekonomitë më inovative në botë?

Ndërkohë lidhur me patentat e shpikjeve Kina është në top listë, si ka arritur deri këtu?

Dr. Enriko Ceko: Vendet lider në inovacion janë vendet BRICS dhe 7 vendet më të industrializuara të botës.

Qeveritë, të cilat janë të interesuara për qytetarin janë ekonomi që investojnë më shumë që idetë e njerëzve të vihen në jetë. Kina dominon në fushën e patentave dhe është 1/6 e botës si popullsi, pork a gjysmën e patentave të botës për të paktën 30 vitet e fundit.

CMG: Këto shpikje, patentat dhe inovacionet më së shumti bëhen në sektorin e shërbimeve

Dr. Enriko Ceko: Edhe nëse do të marrim numrin e certifikatave ISO të lëshuara në botë Kina ka rinovim çdo vit të 1 milion e 400 mijë certifikatave, ose 2.1 milion certifikata me të gjitha standardet. Pjesa më e madhe e këtyre certifikatave dhe inovacioneve shkon për sektorin e shërbimeve sepse ky sektor jep më shumë kontribut sot në produktin e përgjithshëm kombëtar se sa bujqësia dhe industria. Sektori i shërbimeve ka shansin që duke ecur drejt revolucionit të 5-të industrial flasim për digjitalizimin, aplikacionet, teknologjinë e informacionit, inteligjencën artificiale.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…