“Bulevardi i ideve” në COD, prezantohet krijuesja e shkollës së parë të modelingut në Shqipëri

Në Qendrën për Hapje e Dialog (COD) u zhvillua një takim në kuadër të ciklit “Bulevardi i ideve”, ku e ftuar ishte Greiss Petroviç, themeluesja dhe drejtuesja e “Grace Models Management”, shkolla apo agjencia e parë e modelingut në Shqipëri.

Greiss Petrovic mes të tjerave tregoi për të pranishmit rrugëtimin e saj sa i takon karrierës, por edhe iniciativave që ka marrë që kur ishte në bankat e shkollës.

Ajo e ka nisur karrierën e saj si modele dhe më pas arriti të krijojë kompaninë, që mban emrin dhe autorësinë e saj, ku ajo menaxhon dhe ndihmon të tjerët të bëhen të famshën në botën e modës, televizionit, reklamave, etj. Eksperienca e Petroviç vlen si pikë takimi e referimi për shumë të rinj që synojnë një mundësi të artë, siç kanë qenë emra të njohur që kanë kaluar nga kjo agjenci.

Qendra për Hapje dhe Dialog bëri me dije se do të rikthehet sërish në sezonin e ardhshëm me takimet e “Bulevardit të ideve”, një mundësi që të rinjtë të njihen nga afër me sipërmarrës të suksesshëm dhe mbështetës të sipërmarrjeve të vogla (SME) dhe inovative (Startup).

(ATSH)

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.