Mbyllet konferenca e INTERPOL, Balla: Të unifikuar përballë krimit kibernetik dhe terrorizmit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha, në mbyllje të Konferencës rajonale të INTERPOL, të zhvilluar në Tiranë, se krimi i organizuar dhe terrorizmi luftohen duke qenë të unifikuar.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha sot, në mbyllje të Konferencës rajonale të INTERPOL, të zhvilluar në Tiranë, se krimi i organizuar dhe terrorizmi luftohen duke qenë të unifikuar.

Balla tha se, gjatë diskutimeve në tri ditët e konferencës, u evidentua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit për t’u përballur me sfida si krimi kibernetik, terrorizmi etj.

“Gjatë tre ditëve të fundit ne jemi angazhuar në diskutime gjithëpërfshirëse dhe kemi shkëmbyer së bashku njohuri kritike për një gamë të gjerë çështjesh, nga kërcënimet e reja të sigurisë dhe krimi i organizuar, ndaj ndikimit dhe impaktit që kanë nga krimet e mundësuar nga kibernetika, apo krimi kompjuterik, si edhe përdorimi strategjik i aftësive të INTERPOL. Diskutimet, jo vetëm që kanë nxjerr në pah kërcënimet me të cilat përballemi, por edhe vendosmërinë kolektive dhe strategjitë inovatore që mund të përdorim për ti kapërcyer ato”, tha Balla.

“INTERPOL, si një lojtar kyç në skenën ndërkombëtare zotëron kapacitete dhe aftësi thelbësore për të kapërcyer këto sfida. Nëpërmjet rrjeteve të gjëra të informacionit dhe bashkëpunimit ndërshtetëror, INTERPOL ndihmon në identifikimin e aktiviteteve kriminale ndërkufitare dhe në zbatimin e masave proaktive për parandalimin e tyre. Kjo përfshinë shkëmbimin e të dhënave në kohë reale, trajnimin për zbatimin e ligjit dhe koordinimin e operacioneve të përbashkëta. Në Evropë, si edhe në çdo vend të botës ku krimi nuk njeh kufi, roli i INTERPOL është më kritik se kurrë, duke shërbyer si një mburojë ndaj kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, tha Balla.

Sipas ministrit të Brendshëm, “pika fillestare e çdo nisme dhe përpjekje kombëtare kundër krimit të organizuar është ndërgjegjësimi se asnjë vend nuk mund ta mposhtë i vetëm krimin e organizuar. Për këtë arsye, parandalimi dhe lufta ndaj krimit të organizuar janë dy shtyllat kryesore të strategjive kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë”.

“Kjo arrihet nëpërmjet një qasje të bazuar në të dhëna, në analiza të thella. Agjencitë e zbatimit të ligjit mund të identifikojnë modelet e sjelljes kriminale dhe mund të ndërhyjnë përpara se këto veprime të jenë kërcënim serioz. Kjo përfshin përdorimin e teknologjive të avancuara, monitorimin e komunikimeve dhe transaksionet financiare, si edhe bashkëpunimin e ngushtë mes agjencive të ndryshme për shkëmbim të informacionit në kohë reale. Kapërcimi i sfidave kundër krimit të organizuar kërkon përkushtim të palëkundur dhe një qasje të unifikuar”, theksoi Balla.

Ai tha se “duhet të punojmë së bashku për të zhvilluar strategji të përbashkëta dhe për të ndërtuar një front të fortë kundër atyre që synojnë të minojnë sigurinë dhe stabilitetin e sigurisë rajonale dhe globale”.

“Në këtë kontekst më lejoni të përgëzojë INTERPOL, që edhe pse është organizatë e vjetër, mbetet gjithnjë e re në energji, e freskët në ide dhe me inovacion të pafund ndaj zhvillimeve dhe tendencave kriminale bashkëkohore”, tha Balla.

Ai shtoi se në epokën digjitale, krimi kibernetik është bërë një nga sfidat më të mëdha për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Dhe është i lidhur ngushtë me format e tjera të krimit të organizuar, si terrorizmi dhe krimet kundër fëmijëve. Krimi kibernetik përfshin një gamë të gjerë veprash penale, nga vjedhja e të dhënave personale, tek sulmet kibernetike, që synojnë infrastrukturën kritike të një shteti. Këto veprime jo vetëm shkaktojnë dëme materiale, por krijojnë një mjedis të pasigurtë për qytetarët. Terrorizmi që shpesh financohet përmes rrjeteve kibernetike, është një tjetër kërcënim i madh. Terroristët përdorin teknologjinë për të rekrutuar anëtarë të rinjë, për të propaganduar dhe për të planifikuar sulme. Aftësia jonë për të luftuar këto krime varet nga shkathtësia, ekspertiza jonë teknike dhe partneritetet ndërkombëtare”, tha Balla.

(ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…